Gazetari Mentor Kikia në MCN Live ka komentuar për ndryshimin në ligjin e mediave për të cilin u shpreh se sot media e ka humbur misionin e saj, informimin. Ai tha se dikur media ka qenë e lirë, ndërsa sot është shndërruar në biznes.
Sipas tij, ky ndryshim ligji vjen në kohën e duhur për tu diskutuar, pasi media sot është në një udhëkryq, jo për shkak të lirshmërisë që ka nga politika, por sepse është vendosur në duart e pronarëve që nuk kanë për qëllim misionin e saj.
Ne si gazetar, mediat, jemi marrë me gjithçka tjetër dhe jo me veten dhe për hir të së vërtetës media është aktor i rëndësishëm nën një sistem demokratik jo më kot konsiderohet si një nga pushtetet, i katërti, dhe për fat të keq megjithatë çështja është shumë e gjerë, vetërregullimi sa i takon jo ligjit dhe penaliteteve, por disa parimeve që ngjasojnë si çështje të etikës së medias. Kjo vjen në kohën e duhur për tu diskutuar pasi media sot është në një udhëkryq, jo për shkak të lirshmërisë që ka nga politika, por sepse media ka humbur shumë nga misioni i saj për të cilën është, që është informimi sepse është në duar pronarësh që s’kanë për qëllim misionin e medias por influencimin që ajo prodhon. Media e ka humbur masonin e saj dhe është shndërruar në biznes.
Më tej, ai shtoi se ky regres në media ka ardhur shkallë pas shkalle, nuk ka ndodhur brenda një viti, ka ardhur në mënyrë sistematike. Sipas Kikisë, media duhet të punojë së pari për prodhimin e vlerave, sepse jo më kot është pushteti i katërt.
Duhet të kuptojmë se në asnjë vend media nuk totalisht e pavarur, ajo është në konflikt me politikën. Nëse shteti dhe media do jenë dorë për dore dhe qafë për qafë atëherë aty ka mbaruar misioni i medias. Sot çështja e lirisë së medias nuk cenohet nga pushteti, por nga pronarët që punojnë për llogari të shtetit. Media që duhet ti shërbejë edukimit të vlerave ka marrë një mision tjetër, që është etja për klikime në mediat sociale ka bërë që media të degradojë dhe prodhojnë vetëm audiencë dhe jo vlera. Media duhet të punojë dhe për prodhimin e vlerave, sepse jo më kot është pushteti i katërt. Sot nuk ka një program edukativ për fëmijë. Pyetja është kush do ta rregullojë këtë? Mediat duhet të kuptojnë misionin e vet, dhe jo thjesht në luftën e etur për audiencë, ku shkojmë drejt vulgut, banalitetit për klikime.






