Me syze dielli në 32-vjetorin e themelimit të partisë, PD-ja e Elbasanit solidarizohet me Berishën

0

Demokratët e Elbasanit kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’u solidarizuar me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Gjatë festimeve për 32-vjetorin e themelimit të partisë, demokratët e udhëhequr nga Luçiano Boçi, kanë vënë syze dielli, siç po bën Berisha prej tre ditësh, pë të fshehur hematomat e lëna nga goditja që i dha në anën e djathtë të fytyrës 31-vjeçari Gert Shehu mesditën e 6 dhjetorit.

Goditja e Berishës ishte një akt shokues për PD-në dhe politikën aq më tepër që ajo ndodhi në protestën që opozita po bënte kundër qeverisë, ditën që në Tiranë po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu