Me një pyetje, gazetarja Ambrozia Meta e detyroi për të dytën herë Ramën të lërë konferencën

0

Në një dalje para gazetareve kryeministri Edi Rama e ka lënë sërish konferencën në mes, pas pyetjeve të gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.

Pasi mblodhi për më shumë se 1 orë në selinë e PS-së, kryesinë e partisë, Rama doli që të flasë për gazetarët.

Ishte i natyrshëm fakti që Rama do të pyetej se me cilën opozitë do të negocionte në Kuvend, për emrin e presidenti, edhe pse është një proces fars, dhe këtu ai nuk mundi të jepte një përgjigje të saktë.

Edi Rama fillimisht ju tha gazetarëve se nuk do të pranonte të bisedonte për Presidentin me boten e përtejme duke ju referuar Berishës, por kur gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta i kujtoi se bota e përtejme ju mundi në Shkodër, Rama vendosi të lejë konferencën dhe iku pa dhënë përgjigjet e kërkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu