Songyl kërkon ndihmën e Selenit për të shpëtuar Gynejin nga situata në të cilën ndodhet. Selen i vë kusht Songylit të ndahet nga Gynej në mënyrë që të shlyejë borxhin e tij. Songyl detyrohet të ndahet nga Gyneji.
Të dy ndahen me lot në sy duke lënduar njëri-tjetrin. Songyl kthehet tek babai i saj. Kemal telefonon Defnen dhe i thotë se do t’ja kthejë paratë nëse ajo e ndihmon të marrë Metinin. Defne bind Nazanin të bashkëpunojnë me Kemalin për të marrë mbrapsht paratë e tyre. Nazan arrin ta marrë Metinin nga Ejlyl dhe takohet në park me Kemalin.
Nazan pendohet në moment të fundit dhe vendos të mos ja japë Metinin Kemalit. Ky i fundit inatoset dhe përpiqet ta marrë Metinin me dhunë. Nazan bërtet duke kërkuar ndihmë dhe Kemal largohet duke u betuar se do hakmerret./revistawho.com