Më i lumtur se kurrë, “Arnav” prezanton vogëlushen e tij në jetën reale

0

Aktori indian Barun Sobti u bë shumë i famshëm në Shqipëri gati dy vite më parë kur në TV Klan transmetohej seriali “Si ta quaj këtë dashuri”. Në këtë serial Barun Sobti luante rolin e Arnavit.

Para pak kohësh aktori u bë baba për herë të parë dhe është shprehur shumë i lumtur. Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin unik Sifat.

Në fillim çifti vendosi të ruajë privatësin e vogëlushes dhe nuk postonin foto me të. Por së fundmi aktori e ka prezantuar princeshën e tij me të gjithë fansat. Ai ka publikuar dy foto, në njërën prej të cilave shfaqet duke i dhuruar një puthje./revistawho.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu