Me fustan transparent që zbulonte shumë, “Hyrremi pushtoi” Kanën

0

Edhe këtë vit Meryem Uzerli në Festivalin e Kanës.

Mbrëmjen e së martës është hapur edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë Festivali këtë vit do të presë yje të shumtë, përfshirë aktorët: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantët: Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox.

Ndërsa në mesin e gjithë këtyre është edhe aktorja turke, Meryuem Uzerli. Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq ku ishte përkujdesur deri në detajin e fundit për dukjen. Por edhe është treguar dorëlirë në zbulimin e trupit më shumë se sa duhet.

Para dy ditësh është paraqitur me një fustan ngjyrë hiri i cili ishte transparent në pjesën e poshtme, bndërsa mbrëmë ka veshur një fustan të kuq. Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nisi këtë të martë do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa për “Palmën e Artë” do të garojnë 21 filma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu