Më e lumtur se kurrë, Kusumi e serialit “Sarasvatiçandra” prezanton të dashurin në jetën reale

0

E mbani mend motrën e Kumudit në serialin “Sarasvatiçandra?” Me siguri që po sepse Kusumi ishte një nga vajzat më të bukura të këtij seriali. Ky ishte seriali i parë për aktoren Shiny Doshi, që do i hapte dyert e karrierës për një sërë prodhimesh të tjera kinematografike.

Sot ajo është shumë e njohur dhe luan në një nga serialet më të ndjekur në Indi. Por jo vetëm karriera po i shkon mirë aktores 30-vjeçare. Ajo gjithashtu është e lumtur edhe në jetën private. Shiny Doshi e njohur si Kusumi ka nisur një lidhje të re, raportojnë mediat indiane.

Ajo është në një lidhje dashurie me Lavesh Khairanjani i cili nuk i përket botës së ekranit por punon në digital marketing. Çifti kanë postuar shumë foto së bashku dhe duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Mediat indiane shkruajnë se ata u njohën nga miqtë e përbashkët./revistawho.com

   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu