Me detaje të personalizuara, Almeda Abazi zbulon dhomën që po pret fëmijën e saj të parë

0

Është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe në pritjen që nuk po prit dot më, derisa i biri të vijë në jetë. Të gjitha i ka gati; edhe emrin, tani edhe dhomën me detaje të personalizuara. Efehan është emri me të cilin Almeda dhe Tolga do të pagëzojnë djalin e tyre të parë. Këtë emër mban edhe dera e dhomës së tij, të cilën Almeda e ka postuar përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram.

Natyrisht, nuk është çudi që dominon ngjyra bojëqielli e hapur – identifikuese e djemve, dhe e bardha, por edhe aksesorë të tjerë që dhomës ia shtojnë edhe më shumë bukurinë.

Në këto foto që shihni, Almeda ka zbuluar pak nga e gjithë dhoma, por krevati madhështor shquhet menjëherë, dhoma me dritë, si edhe një elefanti i madh që do të mirëpresë dhe do të bëhet shok me Efehan-in.

Kanë mbetur edhe fare pak nga çasti final. Tani, pasi i kanë të gjitha gati, Almeda dhe Tolga mezi po presin ta mbajnë në krahë të voglin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu