Me çanta plot euro nisen nga Rinasi, të implikuar Andis Gjoka, Gent Sejko, Deniz Deralla, 2 gjyqtarë e 1 prokurore

0

Vetëm të hapen kamerat dhe shihet se më 25 tetor 2022, mashtruesit më të mëdhenj të tranzicionit shqiptar, Olsi dhe Elda Ibro janë parë duke pritur në Rinas me ankth, mbajtur për dore e në krahë katër fëmijë të mitur, si një familje hallexhinjsh që nisen për refugjat në Gjermani apo Francë.

Refugjatët e vërtetë në resht nuk e njihnin çiftin që dyshohet se ka vjedhur mbi 50 milion euro dhe dyfishin në prona, duke zhvatur qindra qytetarë përmes shtrëngimit.

Prapaskena mëson se dy mashtruesit e mëdhenj pas Sudes dhe Gjallicës, janë parë në Austri dhe më pas në Zvicër nga prej ku janë zhdukur.

Vetëm në Shqipëri mund të vjedhësh për vite me radhë e të rrjepësh njerëzit dhe pastaj të ikësh si zotëri nga Rinasi me “trastën” plot pa të hyrë gjemb në këmbë.

Kush janë Olsi dhe Elda Ibro?

Olsi Ibro është arkitekti i skemës mashtruese më të madhe ndodhur në 20 vitet e fundit në Shqipëri.

I padukshëm por në të vërtetë tjerrësi i rrjetit “merimangë” “ADCA”, “ZIG”, “STAR”, “FLASH”, “FS”, “Re/Plus” e “Re/Max”, “Collection Company”, “Final”, “Micro Credit Albania”.

Në 2017 bleu “A.D.C.A” sh.p.k. E ktheu në Zyrë Avokatie “Ibro”, e ndryshoi në “ADCA Zyrë Avokatie”, e shiti në 2018 tek Arben Meskuti, mafiozi nr. 2 në hierarkinë e bandës mafioze “MCA-ADCA”, bashkë me noteren Ernela Çuberi, ‘bashkëshortja’ pa letra por me tre fëmijë që ka noterizuar gjithë kr.imet financiare të bandës mafioze.

Mashtruesi Ibro edhe pse hiqet si i padukshëm, thjesht një punonjës i “ADCA”, ka lënë gjurmë që shteti mund t’i “shohë” thjesht fare. Të hapë QKB-në.

Përveç 10 kompanive që ka krijuar në hije, duke përdorur emra të tjerë, mafiozi Ibro është shfaqur si pronar në të paktën 7 kompani të tjera:

1. Nipti L11416002H, “Agjensia ZIG” shpk, Agjensi për mbledhje të kredive të këqija.

2. Nipti L21702003B, “DEBT COLLECTION ZIG” shpk, Agjensi për mbledhje të kredive të këqija.

3. Nipti K31412087P, “LU–NA” shpk, Agjensi transporti udhëtarësh dhe turistike brenda dhe jashtë vendit.

4. Nipti L01305019L, “Olsi Ibro”, Person fizik Avokat.

5. Nipti L02323007L, “ZIG COLLECTION” shpk, Agjensi mbledhje të kredive të këqija.

6. Nipti K72118018B, “ZIG Consulting AL” shpk, Shërbime konsulence financiare dhe fiskale.

7. Nipti L11709011D, “ZIG FACTORING” shpk, Ushtrim faktoringu sipas rregulloreve të Bankës së Shqipërisë.

Elda Ibro është nëna e katër fëmijëve, “nëna” e Micro Credit Albania dhe “Nona e Mashtrimit” që nga koha piramidale e Shemsie Kadrisë të fondacionit “Gjallica”.

Me Niptin L41729001H krijoi “Micro Credit Albania” sh.p.k. ose MCA-në e famshme për mashtrimet. MCA është Institucioni financiar i mikrokredisë që ka futur në rreth vicioz nga ku s’dalin dot më, 100 mijë shqiptarë.

Kompania u licensua në 2016 nga Gent Sejko si sh.a. ndërsa në dhjetor 2020 u kthye në sh.p.k., për të humbur gjurmët e mashtrimit të bërë gjithë këto vite dhe transferuar jashtë vendit milionat e vjedhura me bekimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Shfaqet bedeli Andis Gjoka

Me arratisjen e Elda Ibros që është ortake e vetme e MCA, “frenat” e kompanisë i mban Andis Gjoka, administratori “bedel”, i cili qëndron besnik për sa ka lyer duart tek torta “Ibro” e që në fund do bëjë burgun për mashtrimet e mijëra njerëzve.

” alt=”” aria-hidden=”true” />” alt=”” aria-hidden=”true” />

Me Niptin L52213047O Elda Ibro krijoi aktivitet “Kurse për gjuhë të huaja” në një Godinë një katëshe në Kamëz tek Rruga “Berisha”, pronë e marrë me ankand mashtrimi nga MCA nëpërmjet ZIG/STAR.

Me Niptin L11709011D, “ZIG FACTORING” shpk, Elda Ibro krijoi bashkë me Olsi Ibron, për “Faktoring” me lejen e Bankës së Shqipërisë.

U hap, u mbyll disa herë, duke ndërruar pronësinë tek njëri-tjetri për manovra financiare dhe pastrim parash nën “hundën” e agjencive ligjzbatuese të shtetit.

Me Niptin L31622015H, Elda Ibro shfaqet si “Kontabiliste e miratuar”. Aktivitetin e ushtron tek Kompleksi “Usluga”, kati II, brenda të njëjtave zyra ku janë kompanitë mafioze MCA, ADCA, FINAL, COLLECTION COMPANY.

Aktiviteti banditesk i çiftit “Ibro” do studiuar e hetuar thellë për pasojat e rënda financiare, ushtrinë e njerëzve që ka marrë në qafë.

Nëse janë 100 mijë njerëz që janë shkatëruar me letrat e kredive që kërkonte e jepte MCA gjithë vitet e arta 2016 – 2022, e çfarë vjedhje maskaradë pronash është bërë prej tyre?

Sekuestrim dyqanesh, tokash, shtëpish, duke i marrë për vete në pronësi të MCA. Ku kanë shkuar më pas?

Kush janë bashkëpunëtorët e “mëdhej” veç bedelit Andis Gjoka, mantenutës Mariela Basha, ballistit Alimadhi?

Redaksia Prapaskena ka marrë informacione nga brenda Bankës së Shqipërisë që tregojnë se rrjeti mafioz i ka fijet lart.

Gent Sejko Guvernatori vetë, Deniz Deralla drejtor licensues, përmenden në disa e-maile “anonime” për lidhje direkte me Olsi Ibron dhe Arben Meskutin.

” alt=”” aria-hidden=”true” />” alt=”” aria-hidden=”true” />

Një drejtoreshë e BKT-së, gruaja e një financieri të njohur televiziv ka siguruar nxjerrje milionash nga banka, për banditin Meskuti, “Ibrot”, MCA-ADCA, në kohë krize kur njerëzit nuk tërheqin dot shuma minimale nga depozitat. Gruaja e një ministri të qeverisë, përmendet në e-mailet e punonjësve të Bankës së Shqipërisë.

Por i gjithë ky operacion kr.iminal nuk mund të bëhej edhe pa implikime të tjera. Prapaskena mëson se janë implikuar një prokurore dhe dy gjyqtarë në Tiranë.

Mbrëmjen e 23 korrikut 2022, agjentët e k.rimit ekonomik trokitën banesën e Arben Meskutit, në zonën e Pazarit të Ri.

Që pas arrestimit të kokës së dytë të mafies së kredive të këqija, janë zhvilluar hetime dhe janë identifikuar rolet në skemën e zhvatjes së shqiptarëve.

Qytetarët e grabitur shkojnë çdo ditë në dyert e SPAK-ut, duke kërkuar ndëshkimin e bandës që u ka marrë shtëpitë, tokat, paratë, bizneset dhe çdo pasuri të palujtshme.

Sipas burimeve, pritet një aksion masiv arrestimesh me urdhër të SPAK-ut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu