Shkruan Zef Ndreka
Kështu mund ta përmbledh këtë koment momental, drejtpërdrejtë nga protesta që në fakt është përmbledhje e një problemi më të thellë që po përjeton opozita sot.
Protestes së sotme i munguan masiviteti, vazhdimësia dhe kauzat që duhet të prekin drejtpërdrejt qytetarin. Por realisht kur mungoi sidomos pjesëmarrja, protesta mbeti vetëm simbolike pa asnjë instrument ndryshimi.
Në këtë rast, me një opozitë me Sali Berishën në krye, u pa se problemi nuk është tek mënyra e organizimi të protestës, por tek besueshmëria dhe oferta politike që propozon. Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e shohin më protestën si mjet zgjidhjeje, ose për të qënë më të qartë ose për ta thënë troç, nuk ndihen të përfaqësuar nga ata që e thërrasin protestën.
Por nga ana tjetër, pushteti i Edi Rama ka përfituar pikërisht nga kjo dobësi me mungesë alternative bindëse dhe e presionit real nga rruga.
Dështimi i protestes nuk do të thotë që pakënaqësia nuk ekziston. Thjesht do të thotë që ajo nuk po kanalizohet si duhet. Dhe po shikohet se kjo taktikë po shteron për opozitën e lodhur, të cilës teorikisht i kanë.mbetur dy rrugë. Ose të radikalizojë protestën që do të kishte rreziqe, ose të rinovohet opozita në përmbajtje, në figura të reja dhe mënyra të tjera komunikimi.
Historia politike na tregon qartë se qeveritë nuk rrëzohen nga protesta, por kur protesta bashkohet me krizë politike dhe humbje legjitimiteti. Por protesta të tilla mbeten më shumë sinjale dobësie të opozitës sesa force e saj.
Me 300 vetë pra nuk rrëzohet qeveria!
Opozita mund të thërrasë protesta çdo javë, por pa njerëz ka vetëm zhurmë, sepse mungojnë kauzat e një opozite të kapur peng…



