McGonigal dhe Neza miqësi edhe me Safet Gjicin/ Darka me mish dhe dolli sëbashku

0

Emri i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal është nga më të përfolur në vend dhe botë për shkak të shkeljes së ligjit dhe marrjes së rryshfetit. Në media po qarkullon një foto e Charles McGonigal me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Ata shfaqen duke darkuar në një restorant dhe duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.

Para pak ditësh u raportua se ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, ishte dekoruar nga kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Tropojë, Rexh Byberi.

Ditën e djeshme u zbulua se Allison Guerriero, e dashura e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, e cila e spiunoi në FBI kishte vënë re që ai lëvizte e shumë të mëdha parash me vete. Në rrëfimin e bërë për BusinessInsider, Guerriero thotë se një herë kishte parë një valixhe të madhe të mbushur me para. Paratë ishin në dollarë, të ndarë në tufa dhe të lidhur me llastikë. Ajo tregon se kur e kishte pyetur McGonigal, i kishte thënë se i kishte fituar në një bast.

Pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu