Mbreti Charles ndaloi Harry-n dhe Meghan të shkonin te eventi përpara funeralit të Elizabethës, zbulohet arsyeja

0

Është bërë e ditur se Mbreti Charles dhe Camilla do të mbajnë një ngjarje zyrtare për liderët botërorë të dielën, më 18 shtator, përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Buckingham Palace nuk e ka konfirmuar ende kodin e veshjes për këtë event, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve, personalitete të huaja dhe anëtarë të familjes mbretërore. Kjo do të thotë se Princi Harry dhe Meghan Markle, si dhe Princi Andrew, nuk do të jenë të pranishëm.

Në mesin e të ftuarve do të jenë rreth 30 gjak blu nga e gjithë bota, si Princi Philip dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, por edhe Princi Albert dhe Princesha Charlene e Monakos. Në këtë aktivitet do të jenë edhe presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të siguruara nga Politico, krerëve të shteteve dhe homologëve të tyre nga secili vend thuhet se u është ndaluar të udhëtojnë me helikopter ose me makinat e tyre shtetërore. Në vend të kësaj, ata inkurajohen të fluturojnë në Mbretërinë e Bashkuar me fluturime komerciale dhe do të mbërrijnë e do të nisen me autobus të shoqëruar nga një vend i caktuar në Londrën perëndimore.

Përveç liderëve të huaj, funerali i Mbretëreshës Elizabeth do të mbledhë së bashku edhe të gjithë anëtarët mbretërorë. Funerali është planifikuar të bëhet të hënën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu