Mashtrimi i frikshëm

0

Titulli nuk ka lidhje me botimin në Francë në vitin 2002 nga Editiones Carnot dhe më pas në mbarë botën, madje edhe në shqip, të bestsellerit tashmë të famshëm “Mashtrimi i frikshem”  (L’Effroyable imposture) me autor Thierry Meyssan,  kushtuar farsës së 11 shtatorit 2001 por për një tjetër mashtrim akoma më të madh, kësaj here të ndodhur në Europë dhe në tërë botën.. Atë të Coronavirusit COVID – 19 që ktheu së pari italianët dhe në vijim edhe mbarë kontinentin plak dhe të lodhur nga globalizimi, në një situatë që ia kalon alarmimit që gjyshërit e europianëve të sotëm kishin ndaj bombardimeve të nazistëve.

Ndiqni me poshte se c’farë thotë qysh në mars ‘2020 ose vetëm pak javë pas izolimit në karantinën e parë nga Covid 19, mjeku nanopatolog nga Bolonja Stefano Montanari…

Arben Lagreta

MONTANARI: MASHTRIMI I MADH QE PO PERGATITET ME COVID-19

“VAKSINA S’BEN EFEKT”

Stefano  Montanari, mjek nanopatolog nga Bolonja, është një nga personazhet që po tërheq vëmendje me deklaratat e tij në mediat italiane. Për të, koronavirusi është një mashtrim i madh dhe jo një sëmundje aq vdekjeprurëse sa propagandohet nga media dhe drejtuesit e shtetit, por thjesht një grip që prek mushkëritë.

Doktori shprehet se është një virus që shërohet vetë nga organizmi në pjesën dërrmuese të rasteve dhe nuk ka nevojë për masa ekstreme si ato që po vendosin qeveritë në botë. Për të, në Itali fajin e kanë ata që qeverisin e që e kanë katandisur sistemin shëndetësor në një stad, që nuk ka kapacitet për të përballuar një virus që godet mushkëritë, shkruan “BoldNews.al”. Sipas tij, koronavirusi po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do thellohet varfëria.

NJE GRIP JO VDEKJEPRURES

Për koronavirusin e ri thotë se nuk janë lloje të viruseve që shkaktojnë vdekje, madje shumë shpesh thuajse të padëmshme, por ekstremisht infektiv dhe pëson mutacione të shumta. Në shumicën e rasteve, Montanari shpjegon se i infektuari nuk ka simptoma, por shfaq probleme te të moshuarit me patologji të mëparshme. Nuk beson gjithashtu se virusi e ka origjinën nga lakuriqi i natës.

“Të vdesësh nga një sëmundje do të thotë se ajo sëmundje është shkaku i vdekjes. Për shembull një infarkt kardiak është shkak i vdekjes. Nëse ti hidhesh poshtë trenit, trauma është shkaku i vdekjes. Por, nëse ti ke të ftohtë dhe hidhesh poshtë trenit, i ftohti nuk është shkaku i vdekjes. Ne kemi 650.000 persona që vdesin fiziologjikisht në Itali. Nëse i kontrollon do gjesh që më shumë se gjysma kanë koronavirus. Pra jemi para një gjëje jo të pompuar, por shumë më shumë”, shprehet në një intervistë.

Duke cituar Institutin e Shëndetit të Italisë, thotë se të vdekurit nga koronavirusi janë vetëm 3, ndërsa të tjerët janë persona me patologji të mëparshme që kanë qenë të prekur nga koronavirusi.

Koronavirusi, thotë mjeku, pëson mutacione të ndryshme. “Koronavirusi në Itali nuk është i njëjtë me atë në Gjermani, as me atë në Kinë. Duke qenë një virus i ri po kërkon stabilitet, një status në të cilin të qëndrojë për disa kohë. Nesër s’është më i njëjti. Por nuk është virusi i vetëm që e bën këtë. Ne jetojmë në një komunitet me viruse”.

SISTEMI SHENDETESOR I KORRUPTUAR

Montanari shprehet se prej 10 vitesh politikanët në Itali kanë shkatërruar sistemin shëndetësor me anë të korrupsionit, duke përmendur mes të tjerësh numrin e pakët sipas tij, të respiratorëve. “Kur unë dëgjoj se sistemi shëndetësor në Itali, është më i mirë në botë, më prihen krahët”, thotë.

“Ne nuk jemi të përgatitur për një sëmundje që godet mushkritë, sepse politikanët tanë kanë shkatërruar sistemin shëndetësor”, shpjegon më tej.

MASKAT DHE DORASHKAT TE PANEVOJSHME

“Kur ne vendosim dorashkat për të ndaluar koronavirusin, bëjmë një katastrofë nga pikëpamja e shëndetit tonë, se i ndalojmë kërpudhave, baktereve, viruseve që ne kemi në lëkurë të ndërveprojnë me ato patogjone… Dorashkat pengojnë mbrojtjet tona imunitare që qëndrojnë në lëkurë të veprojnë. Pra dorashkat bëjnë shumë më shumë keq, se pa dorashka…”, shprehet ai. Për maskat, rekomandon të mbahen vetëm për ata që e kanë virusin për të ndaluar që me anë të spërklave të përhapë virusin. Por, për të tjerët që janë të pa infektuar, thotë që viruset janë aq të vogla sa një maskë nuk mund ti ndalojë.

VAKSINA NUK FUNKSIONON

Mjeku shprehet se një vaksinë e re kundër koronavirusit të ri nuk mund të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet. Ai bën një paralelizëm me të ftohtin. “I përket familjes së të ftohtit. Nga i ftohti mund të sëmuresh 200 herë në vit”. Se nuk të jep imunitet. Pra vaksinimi është një mashtrim botëror dhe multi-milioner. Sepse nëse vaksionen të gjithë do ndërtohet një biznes kolosal”.

MASAT

Masat, thotë ai, po përdoren ndër të tjera për ti detyruar njerëzit të vaksinohen. Ai shprehet se ngujimi në banesa do përkeqësojë shëndetin e personave, psh duke mos marrë vitaminën D nga dielli.

Madje, sipas tij, në banesa nuk duhet të rrinë as të moshuarit. “Është mirë të dalin, që të marrin rreze dielli, që të ecin, që të mirëmbajnë shëndetin, sepse nëse rrinë mbyllur në shtëpi, do vdesin”.

Për duhanpirësit, mjeku tha se kanë prirje të shfaqin simptoma më të shumta nëse preken nga virusi, në krahasim me jo-duhanpirësit.

IMUNITETI I MASES NUK EKZISTON

Duke folur për imunitetin e masës, që është përmendur nga kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se është një marrëzi, e shpikur nga industria farmaceutike.

“Nuk ekziston, po deshe të bëjmë dhe një emision të të shpjegoj pse. Por dhe nëse do ekzistonte, si mund të ketë ndaj një sëmundje që nuk të jep imunitet?! Është si i ftohti. Si mund të thuash që ekziston imuniteti i masës ndaj të ftohtit”.

LOJA E MADHE

“Ne po bllokojmë botën, ekonomia italiane është në fuqinë minimale. Çfarë bëhet? Bllokohet të gjitha aktivitetet, por bursat mbahen hapur. Bursa shkon përtokë. Humb në vijimësi. Çfarë do të thotë kjo? Ai që është miliarder mund të blejë shoqëri të kotuara në bursë për 2 lira. Kur ti jepet fund me këtë farsë e të thuhet që mbaroi gjithçka. Dhe nuk do ketë mbaruar asgjë sepse ky virus do të vijojë të bëjë atë që ka bërë deri tani, domethënë asgjë. Atëherë këto persona do jenë padronë të botës. Kush nuk do jetë miliarder, por ka pasur ca para mënjanë, do kenë blerë 3,4 restorante që duhet të mbylleshin, 10 dyqane që duhet të mbylleshin, pra ai që ishte i pasur do jetë shumë më shumë më i pasur, por do kemi një përmbytje me të varfër që do jenë gjithnjë e më të varfër. Kjo është tjetër pasojë e kësaj epidemi të krijuar me qëllim”, deklaron Montanari.

‘VETEM 3 PERSONA KANE VDEKUR NGA COVID-19”, TRONDIT OPINIONIN MONTANARI

MONTANARI: “JA MASHTRIMI ME COVID-19”

Gjatë në një interviste publikuar në affaritaliani.it, dr. Montanari thotë se është një virus që shërohet vetë nga organizmi, në pjesën dërrmuese të rasteve, dhe nuk ka nevojë për masa ekstreme si ato që po vendosin qeveritë në botë.
Për të, në Itali fajin e kanë ata që qeverisin e që e kanë katandisur sistemin shëndetësor në një stad, që nuk ka kapacitet për të përballuar një virus që godet mushkëritë.

Sipas tij, koronavirusi po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do të thellohet varfëria.

Montanari deklaroi se kjo sëmundje ende nuk i dihet se ku e ka origjinën, sipas tij thuhet se vjen nga Kina dhe thuhet se është përhapur nga lakuriqi i natës. “Të vdesësh nga një sëmundje do të thotë se ajo sëmundje është shkaku i vdekjes. Për shembull një infarkt kardiak është shkak i vdekjes. Nëse ti hidhesh poshtë trenit, trauma është shkaku i vdekjes. Por, nëse ti ke të ftohtë dhe hidhesh poshtë trenit, i ftohti nuk është shkaku i vdekjes. Ne kemi 650.000 persona që vdesin fiziologjikisht në Itali. Nëse i kontrollon do të gjesh që më shumë se gjysma kanë koronavirus. Pra jemi para një gjëje tepër të pompuar”.

Sipas tij, të vdekurit nga koronavirusi në Itali janë vetëm 3, ndërsa të tjerët janë persona me patologji të mëparshme që kanë qenë të prekur nga koronavirusi.

Ndërsa lidhur me vaksinën, ai thotë se nuk mund të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet. Sipas tij, është një mashtrim botëror dhe multimilioner, sepse duke u vaksinuar të gjithë do të ngrihet një biznes kolosal. Edhe masat e marra, sipas dr. Montanarit, janë një mënyrë për të detyruar njerëzit të vaksinohen. Kurse lidhur me ngujimin e njerëzve, ai thotë se kjo do ta përkeqësojë shëndetin e njerëzve, pasi do të kenë mungesë vitamine D që e marrin nga dielli.

Për duhanpirësit, mjeku tha se kanë prirje të shfaqin simptoma më të shumta nëse preken nga virusi, në krahasim me joduhanpirësit. Duke folur për imunitetin e masës, që është përmendur nga kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se është një marrëzi, e shpikur nga industria farmaceutike.

MARRE NGA BOLD NEWS

PERGATITI PER BOTIM  ARBEN  LAGRETA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu