Shkruan Qamil Gjyrezi
Marie Kraja ka qenë një prej këngëtareve tona lirike më të mira ose një prej krijueseve e shkollës së “Bel Cantos” në Shqipëri. Marie Kraja ishte një artiste intelektuale me formim perëndimor, që kurrë nuk la në harresë traditën dhe kulturën tonë, këngët tona të mrekullueshme. Ajo ka luajtur një rol thelbësor për krijimin e shkollës së kantos në Shqipëri. Marie Kraja ka mësuar shumë këngëtare të operas sonë të cilat kanë lënë gjurmë në Teatrin e Operas dhe në pedagogjinë e shkollës sonë të kantos.
Një ndër këta soliste ka qenë edhe Edit Mihajli, e cila ka patur një rol shumë të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe baletit, si një prej solisteve më brilante të këtij institucioni kulturor me rëndësi të vecantë. Marie Kraja ka ndikuar shumë pozitivisht edhe gjatë studimeve të mia për muzikë, në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitet 1978-1982.
Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 ne Zarë të Dalmacisë dhe vdiq në Tiranë më 21 nëntor 1999. Marie është këngëtare lirike shqiptare. Në moshën 6 vjeçare, familja e saj vendoset në Shkodër. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj koncertal fillon më 1934 së bashku me pianistin Tonin Guraziu, në një koncert që kanë dhënë në Tiranë. Para këtij koncerti, Maria kishte marrë pjesë në “Mbrëmjen e kombeve” në Vjenë ku kishte përfaqësuar Shqipërinë me interpretimet e dy këngëve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Çilni, ju moj lule çilni”. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri, në vitin 1936 u emërua pedagoge në Institutin Femnor “Nana Mbretneshë”. Marie Kraja punon pranë Radio-Tiranës dhe Liceut Artistik më 1946, më pas në ILA dhe TOB ku ka kënduar që në premierën e parë të këtij institucioni. Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithcka që ndodhi në muzikën shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Sëbashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj. Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe një pjesë e tij është i dokumentuar në fondin muzikor të Radio Televizionit shqiptar.
Regjistrimin e parë të këngës poppullore e ka bërë në pllaka gramafoni në vitin 1940 me këngën “Çilni ju moj lule”. Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në vitin 1946 dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966. Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë. (Wikipedia 2020). Marie Kraja, diva që thyente tabu atëherë kur mjerimi ndalonte gruan për gjithçka1. Ajo dallohesh për një natyrë të qeshur por më shumë për një këngëtare të rrallë me një timbër të qartë muzikor në kanto. Zëri i saj i pastërt dhe i kthjellët ishte një mrekulli në publikun shqiptar të prapambetur të kohës kur u zhvillua ajo. Kishte një dinamikë të qartë të qëndrueshmërisë të vokalit të saj. Që e vogël bashkë me familjen ajo vendoset në Shkodër. Më pas duke filluar nga 1930 ajo studion si shumë shkodranë në Graz të Austrisë deri në vitin 1934.
Marije Kraja herë-herë interpretonte kur studionte në Austri kompozimet e Bethovenit, Brunkerit, Vangerit, Pucinit, Verdit e Moxartit. Kryevepra këto që të bëjnë madhështor dhe profesionist në profesion ashtu si ishte edhe ajo, një yll i muzikës kombëtare. Me tipare të qarta sopranoje, ajo mishërohet profesionalisht në kumbimin e zërit në rolin e Ollgas në operan “Rulaska”, në vitin 1950. Në Konservatorin e Gracit, mbrojti doktoraturën me këngët lirike “Marshalla bukurisë tande” dhe “Midis ballit më ke një pikë”, gjë që ishte një kontribut edhe për muzikën shqiptare që të merrte një karakter ndërkombëtar. Ajo solli një traditë të re të kantos në Shkodër krahas femrave të tjera përparimtare në muzikë siç ishte Tefta Tashko Koço. Ishte një nga femrat përparimtare që thyente tabu atëherë kur mjerimi ndalonte femrën për gjithçka. Njësoj si sopranoja e famshme dhe kolegia Tefta Tashko Koço, të dyja bashkë u munduan me mish e me shpirt për të sjellë një repertor të këngëve tradicionale popullore shqiptare dhe ia dolën. Kur ajo këndonte shpërthente në zërin e saj i rrjedhshëm si një perlë e rrallë e muzikës. Krah për krah me Ibrahim Tukiqin, në këngën “Kush më rri karshi karshi” vjen, aq kumbues, sa i tejkalon instrumentat dhe kumbonin tek artdashësit. Zëri i saj rrjedh si burim pa ndalesë dhe gjithmonë shpërthen ëmbël. Ka një vazhdueshmëri të njëtrajtshme të shpërthimtit të vokalit të saj në çdo këngë e sidomos këngëve popullore që ajo i donte aq shumë. Disa nga rolet kryesore të veprave artistike që ajo i zhvillon me një profesionalizëm të lartë janë në operat shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj. Pasioni i saj i madh ishte mbledhja dhe kënga popullore ku dallohen 300 këngë popullore sidomos nga zona e veriut të Shqipërisë të mbledhura nga qytetet Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj ku u ruajten në institucionin e Radio-Tirana si fond i trashëgimisë kulturore shqiptare.
Disa nga këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja mund të përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, ”O bilbil, i mjeri bilbil’’ ‘’Unë ty moj të kam dashtë’’ ‘’Të martoj nana’’ ‘’Midis t’ballit ma ke një pikë’’ ‘’Iftida moj Lulja e Allit’’ ‘’Vetë më ke çu fjalë’’ ‘’Moll e kuqe topsheqere’’ “Çilni ju moj lule”.( kënga e parë e regjistruar në pllakë gramafoni në 1940) Në Tiranë janë organziuar evente si “Konkursi Ndërkombëtar i Vokalit Operistik Marie Kraja” me pjesëmarrje vokalistësh nga vende të ndryshme të botës. Ajo mban titullin më të lartë artistik “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë. U nda nga jeta në Tiranë më parë më 21 nëntor 1999, duke lënë një nga pas një emër të madh që nderohet dhe kujtohet gjithmonë me respekt. Maria Kraja erdhi si një mrekulli e këngës shqiptare në një kohë të vështirë për Shqipërinë, dhe si një njeri e dashur dhe e ngrohtë për të gjithë artdashësit që e kanë shumë për zemër në repertorin e saj, ajo ishte me plot gojën yll i muzikës klasike. Iku si një divë e plotësuar dhe e përmbushur. (1.Eugent Kllapi: Burime Interneti). Marie Kraja, “Qytetare Nderi e Shkodrës” në vitin 2004! Marie Kraja është vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi e Shkodrës” për kontributin e saj të lartë artistik. Koncerti “Nata e Yjeve” u organizua në vitin 2004, kur kam qenë “Kryetarë i Komisionit të Kulturës” në Këshillin Bashkiak të Shkodrës . “ATE NATE U VLERESUEN ARTISTE TE MEDHEJ SI TINKA KURTI, RAMADAN SOKOLI, MARIE KRAJA DHE TONIN TERSHANA. KY EVENIMENT KISHTE TE BANTE EDHE ME, FILLIMIN E VLERESIMIT TE FIGURAVE TE VERTETA ARTISTIKE TE QYTETIT TE SHKODRES”! Marie Kraja: “Midis t’ ballit ma ke një pike”. Marie Kraja ka interpretuar shumë këngë popullore të qytetit të Shkodrës dhe këngë të Jugut të Shqipërisë me shumë kulturë, duke përdorur elemtë lirikë të kënduarit opersitik. Marie Kraja më zërin e saj brilant dhe kulturën e të kënduarit profesional, iu dha një dimension tjetër këtyre perlave të kulturës sonë qytetare. Këta ishin dy fjalë, për divën dhe intelektualen e Shkodrës dhe të Shqipërisë, Zonja Krajën!