Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! PS veç 14 vota pro për Dvoranin

0

Përtej akuzave me tone të ashpra, ku opozita tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.

Mariana Semini do të jetë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese që vjen nga radhët e Kuvendit! Ajo nuk arriti të merrte 84 vota, e për rrjedhojë nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK.

Nga ana tjetër votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 vota për anjërin kandidat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu