Maral sapo u bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë që i vendosi djalit

0
Aktorja shumë e njohur nga rolet e saj në telenovela, Hazal Kaya është bërë nënë për herë të parë mbrëmjen e sotme. Ka vetëm pak minuta që mediat turke kanë bërë të ditur lajmin e bukur dhe menjëherë është zbuluar edhe emri që aktorja i ka vendosur bebit.

Hazal Kaya e njohur si “Maral”, ka sjellë në jetë një djalë dhe i ka vendosur emrin Fikret, transmeton Xing.al.

Si nëna, edhe bebi janë shëndoshë e mirë dhe aktorja është shumë e lumtur që çdo gjë ka shkuar për mrekulli.

29-vjeçarja është e martuar me producentin Ali Atay./Xing.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu