Malware dhe hackerimet, një rrezik për uebfaqet dhe Pavarësia e Kosovës

0
Drini.us - blocked

Norton Antivirus paralajmëron: Uebfaqja e rrezikshme u bllokua! Provuat të shikoni: https://drini.us/

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj, specialist i IT-së, gazetar e analist politik

Malware1 është një softuer, që është krijuar posaçërisht për të prishur, dëmtuar ose fituar akses të paautorizuar në një sistem kompjuterik, server apo uebfaqe etj. E shoqëruar kjo edhe me hackerimet e ndryshme dhe të vazhdueshme, nga njerëz psikopatë që harxhojnë orë të tëra, kohë të pafundme, duke u përpjekur që të thyejnë sigurinë e sistemeve kompjuterike, serverave, etj. janë bërë tashmë një rrezik real dhe i patolerueshëm në kohën e sotme në shoqërinë tonë të informacionin, ku kompjuterat dhe pajisjet e komunikimit dixhital janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës sonë.

Si të mbrohemi nga këto rreziqe e sulme? Nga dëmtimet…

Mbrojtja është e njëjtë ose e ngjashme me mbrojtjen e shëndetit tonë fizik e mendor nga sulmet prej viruseve, baktereve apo sulmet nga njerëz të tjerë, armiq e keqdashës. Mbrojtja kushton. Dhe duhet paguar për mbrojtjen, e të mos merren gjërat për të dhëna, sikur rregullohen vetvetiu ose do na i rregullojnë të tjerët, nëse ne nuk e bëjmë vetë.

Kemi rastin e sulmit të hackerave iranianë kundër sistemeve kibernetike të Shqipërisë, një goditje e rëndë dhe një humbje e madhe për Shqipërinë, pasi specialistët tanë, të keqpaguar, i lanë sistemet, që i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra miliona Euro, që të kompromentohen. Kishte kompjutera që nuk përdornin fare as anti-viruse. Hackerat iranianë në bashkëpunim me ato rusë e shqiptarë, etj., hynë në sistemet tona si në shtëpinë e tyre dhe na vodhën materiale sensitive, të cilat edhe i publikuan më pas.

Krijuan edhe një uebfaqe homelandjustice.ru, që kur synoje të hyje në të, për të parë publikimet e bëra aty, hackerat kishin vendosur një kalë troje (virus) në uebfaqe, që sa herë ti synoje të hyje në atë uebfaqe, pa e ditur fare, ata të fusnin një kalë troje në kompjuterin tënd dhe të infektonin edhe kompjuterin dhe po të donin hynin dhe të vidhnin të dhëna nga kompjuteri yt personal. Kështu duhet të kenë bërë me secilin gazetar e njeri kurioz, nëse ata nuk i kishin kompjuterat e tyre të mbrojtur nga një anti-virus i mirë. Unë pata bërë një shkrim të shkurtër rreth kësaj, që e gjeni të publikuar [ këtu ].

Në të njëjtën mënyrë, në dy muajt e fundit jam ndeshur me sulme të vazhdueshme në serverat e mi, ku kam të depozituara disa uebfaqe të ndryshme, të miat dhe të klientëve të mi. Më është dashur një punë e madhe dhe e vazhdueshme, që t’i pastroj e mbroj ato servera e uebfaqe dhe kuptohet se mbrojtja kushton kohë pune e para, nuk është falas.

Një ditë prej ditëve, para disa javësh, pas një indikacioni, duke dashur të hyj nga celulari im i mbrojtur në uebfaqen drini.us, që drejtohet nga gazetari i Rilindjes me banim tani në Norvegji, Gjergj Bajram Kabashi, vura re se sistemi i uebfaqes dhe uebserverit të tij ishte kompromentuar aq keq e për kohë të gjatë nga malware të rrezikshme, saqë Norton Antivirus të jep këtë paralajmërim. Në foton kryesore jepet edhe paralajmërimi, që të bën Norton, kur tenton të hysh në këtë uebfaqe.

Bajramit që përpiqet të bëhet Gjergj, por mbetet prapë Bajram, se ashtu janë mësuar njerëzit me të, dhe ashtu na i kanë lënë emrat pushtuesit osmanë, e feja islame, ia pata krijuar e mbajtur këtë uebfaqe unë, ashtu si mbaj shumë uebfaqe të tjera. Por ngaqë Bajrami bën aktrivitet të madh me këtë revistën e tij Drini online, faqja i ecte ngadalë me faqet e tjera në një nga uebserverat e mi, dhe kështu ai vendosi të blinte një server në vete. Për këtë e nxiti edhe Ibrahim Kelmendi. Dhe ashtu bëra, i bleva një server në vete, pasi e kisha mësuar edhe se si të publikonte, kur faqja që ai kishte me Valentin Bruçaj, revista-drini.com, u dështoi ngaqë nuk mund ta mbanin më. U lodhën.

Unë e kam përkthyer platformën e WordPress në shqipen zyrtare, pasi rreth 40% e uebfaqeve në botë janë në këtë platformë me burime të lira, edhe pse një përkthim tjetër shqip ekziston i bërë nga një shqiptar i Kosovës, i cili e ka përkthyer, por as e din mirë gjuhën shqipe e as terminologjinë e kompjuterit, prandaj përkthimi i tij çalon. Duke qenë se Bajrami nuk di anglisht, me platformën në shqip, unë i thashë atij se do e mësoj se si të publikojë vetë, pasi edhe të tjerë me njohuritë e kufizuara të tij në fushën e publikimeve online, ia kanë dalë të mbajnë uebfaqet e tyre. Dhe për probleme në server, i rregulloj unë.

E gjitha kjo kundrejt një pagese vjetore modeste, rreth 50 Euro në vit, pasi ashtu kam synuar unë, t’i ndihmoj shumë njerëz të publikojnë, sidomos gazetarët, të cilëve ua kam bërë edhe uebfaqet falas. Kështu edhe Bajramit, edhe pse një uebfaqe e tillë kushton për t’u bërë nga 300-500 Euro/USD. Por a ta di Bajrami për nder se? Bajrami si gjithë shqiptarët e kosovarët e tjerë, është shembull i një kulture neurotike nga shtypja turke e më pas serbe, dhe këta dinë vetëm të ankohen. Kujtojnë se bota u ka borxh atyre e ashtu si e mban Norvegjia me shtëpi e para, ashtu duhet ta mbajnë të gjithë. Por jeta nuk është kaq e thjeshtë. Nuk të mban kush sot edhe aq lehtë, aq më tepër për gjithë jetën…

Duke qenë se Bajrami e ka tashmë faqen në serverin e tij, unë nuk kisha asnjë përfitim nga ajo, por e kam ndihmuar derisa ai më largoi nga admin i uebfaqes, dhe nuk kam më hyrje në serverin e tij dhe as në këtë uebfaqe. Një herë, kur pagova rreth 48 Euro për domainin e tij, ai më tha se po t’i nisi paratë shpejt. Në mbrëmje e pashë në fotot e tij në Facebook duke ngrënë e duke pirë me shokë në Prishtinë, ku kishte shkuar për vizitë dhe nuk i binte ndërmend për pagesën… Ka kush ia mban faqen, rri i qetë Bajram… :p

Pas disa kontradiktave me Bajramin, në lidhje me fenë dhe me politikën, ai më pyeti: “Kush je ti?” Kjo për të hedhur dyshime perverse mbi mua, sikur nuk më njihte. Kaloi edhe ai si Zef Çuni, në akuza personale, kur unë nuk isha aq entuziast sa ata për ‘lirinë romantike’ të Ukrainës, në këtë luftë të marrë mes Rusisë e Ukrainës. Sikur unë po mbështes politikën e Putinit, ndërsa ata kaq entuziastë për shkatërrimin e Rusisë dhe Putinit, kur në fakt Ukraina po rrënohej përditë. Nuk janë në gjendje të flasin për problemin, por sulmojnë bashkëbiseduesin. Nuk janë intelektualë!

Të jemi të qartë, në lidhje me fenë, unë jam ateist, dhe nuk rri gjithë ditën duke u marrë me fe, se ndryshe bëhem si besimtarët fetarë, por e kundërshtoj fenë si gënjeshtra më e madhe në histori, që njerëzit ende e besojnë. Kurse në lidhje me luftën në Ukrainë, unë isha për ta shmangur atë luftë, si Elon Musk, që kërkon bisedime për të ndalur luftën.

Propozimi i Elon Musk në Twitter: Paqja Ukrainë – Rusi
– Ribëhen zgjedhjet në rajonet e aneksuara nën mbikqyrjen e OKB-së. Rusia largohet nëse ky do të jetë vullneti i popullit.
– Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, se ashtu ka qenë që nga viti 1783 (deri te gabimi i Hrushovit).
– Furnizimi me ujë i Krimesë sigurohet.
– Ukraina mbetet neutrale.

Por Bajrami shkruante duke përhapur idenë se Putini është i keq, si Vuçiqi, sikur nuk e dimë ne, dhe i jepte idenë popullit të Kosovës, të cilët mendonin shumica si ai, se do e ‘rrahin Putinin shuplaka’. E kjo mua më dukej ‘tepër mirë për të qenë e vërtetë’. Dhe aty me disa reagime të miat e kundërshtitë e Bajramit, u krijua një debat. Kuptohet, ndjekësit e Bajramit, ndër ta edhe Kolec Traboini, i dhanë të drejtë atij. Dhe unë nuk po vuaja ta sqaroja më shumë atë situtë, ndoshta humbet Rusia e del ajo që ata dëshirojnë, këtë po dua edhe unë, por gjërat i sqaron më mirë koha. Unë po pres ditën, kur këta ta rrahin Putinin shuplaka, dhe po shpresoj që të dalim me sa më pak humbje nga kjo luftë e marrë, por si intelektual, duke parë edhe ndikimin shkatërrues dhe ekonomik të kësaj lufte, deri tani kemi pësuar humbje të mëdha, të cilat mund të vazhdojnë. Prandaj, nuk besoj se duhet të jemi pro kësaj lufte.

Unë e shikoja këtë luftë të nxitur nga SHBA dhe Britania e Madhe, me qëllim që duke krijuar një konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë, të shkatërrohej Ukraina e Europa, dhe natyrisht të dobësohej edhe Rusia nga lufta e sanksionet, e kështu të rrëzohej Putini. Por a ia vlen barra qeranë në këtë betejë për dominim, të kemi këto shkatërrime të panevojshme, në vend që ta përdorim energjinë që kemi më me racionalitet? Dhe a mendon kush se këto plane mund të dështojnë?! Nëse nuk arrijnë ta rrahin Putinin shuplaka, kush do të mbajë përgjegjësi për të gjitha këto humbje të shkaktuara?!

Dihet se Gjermania e ka krijuar mirëqenien e saj duke u bazuar te gazi rus. Atëherë si logjikë ekonomike, pse të mos vazhdohej blerja e gazit rus, por të blihet nga Amerika gaz më i shtrenjtë dhe jo-cilësor?! Se kështu e don politika – e Zefi, Bajrami e deri te Kola ndjekin politikën zyrtare perëndimore, pa asnjë hezitim. Dihet se dikush fiton nga kjo luftë, po Bajrami, Koleci etj. çfarë fitojnë nga kjo? Se unë për vete, vetëm kam humbur, si me luftën e Kosovës. Prandaj jam edhe më shumë kundër kësaj lufte. Sepse e di, që Ukraina edhe pasi të hyjë në NATO, nëse hyn, nuk do të jetë më e lirë, se sa ishte deri tani. Prandaj mendoja se ishte më mirë për ta, të rrinin neutralë dhe të merreshin vesh me Rusinë.

Ashtu siç mendoj se edhe Kosova, si shtet i pavarur sot, duhet të sillet si i tillë, e të mos rrijë gjithë kohës duke u ankuar apo krijuar konflikte, dhe duke sharë serbët e Serbinë, e nga ana tjetër, duke u furnizuar me produkte kryesisht nga Serbia. Kur erdhi në Korçë një këngëtrar serb i Bosnjes, Bregoviç, shumë kosovarë – mbështetës të Albin Kurtit filluan të shanin Shqipërinë e Ramën për këtë. “E kaluam lumin tani, u dhjefshim kalin, shtet koti…” – duket sikur thonin. Unë edhe atëherë i kisha do debate me ta, duke u thënë, “mos shani, se njerëzit do të lodhen me ju, e do ju lënë…” Kosovarët shanin Shqipërinë, mbaheshin për patriota dhe harronin se po e mbushnin barkun me ushqime serbe… E po të ishin kaq patriota, do tregonin më shumë kujdes për prodhimet e vendit e furnizime nga vendet e tjera, e jo nga Serbia, besoj.

Nga njëra anë ky reagim dikotomik kosovar, dhe barku i tyre urrejtës – me të drejtë  – kundrejt Serbisë, e tani edhe Rusisë – jashtë kapacitetit të tyre për të mbrojtur veten, si dhe ideja për të krijuar konflikte si Albini për targat për serbët në veriun e Kosovës, kundër këshillave të DASH-it amerikan, që të presin edhe 10 muaj, se bota është në luftë e krizë – më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore, kupton në fund se kosovarët i kanë prirjet e tyre mjaft irracionale e destruktive, dhe Bajrami nuk dallon shumë prej tyre. Është psikologjia e tyre sociale, neurotike. Tepër e vështirë për ta ndryshuar, se ashtu e shohinm botën ata.

Nuk shikojnë të bëjnë shtet, dhe të merren edhe me Rusinë edhe me Serbinë si shtet, për aq sa duhet të merren, por shikojnë si Bajrami ta nxjerrin veten të mirë, e tjerët keq, të mendojnë me bark, e jo me tru. Dhe kështu duke parë se ata janë një popull konfliktual, pasi ke humbur shumë duke i ndihmuar dhe duke u marrë me ta, vjen e kupton, se është më mirë t’i lësh në punën e tyre, të lirë janë tani, se sa të përpiqesh t’u tregosh se si janë punët në këtë botë të rrezikshme, të paktën sipas vizionit tënd.

Si në rastin më lart, kur Pavarësia e Kosovës i ngjan pavarësisë së Bajramit me uebfaqen e tij drini.us. Ti kërkon të jeshë i pavarur, por sa kapacitete ke të ruash pavarësinë? Kur unë kisha debatin me Bajramin, ai me ndihmën e dikujt, më bllokoi mua akses si admin te uebfaqja e serveri i tij. Dhe si të më tregonte se e kishte bërë këtë? I tha Kolec Traboinit, se i kishte problem uebfaqja, të më thoshte mua, a mund ta shikoj. Unë e pashë dhe uebfaqja ishte në rregull. Më vonë tentova të hyj si admin, dhe nuk munda. E bëra lidhjen. Bajrami ka qeshur me vete, duke përmendur edhe Tim Shkupin, se sa mirë ma bënë që më hoqën nga admin, ua kisha sjellë në majë të hundës, duke e ndihmuar pa pagesë dhe ja, edhe mesazhin e dhanë… E mora vesh unë, e fillova edhe unë të qeshë nën mustak me veten. “Qesh mirë, thashë, kush qeshë i fundit...” Se ‘dardha e ka bishtin prapa‘.

Një vajzë nga Shkodra me banim në Gjermani kishte një uebfaqe për punën e saj. E ndihmoja për ta rregulluar uebfaqen nganjëherë. Kur një ditë më thotë, se faqja e saj ishte infektuar, kështu i kishin thënë ata të serverit. Dhe ata filluan t’ia pastronin. 12 orë punë për t’ia pastruar një uebfaqe të thjeshtë… Minimalisht nga 50 Euro për orë, po minimalisht nja 600 Euro për t’ia pastruar uebfaqen e thjeshtë asaj. Po Bajramit, sa i kushton uebfaqja e tij gjigande për t’ia pastruar, se ka dy uebfaqe aty, ka edhe arkivin e revistës Drini?

Ishte mësuar Bajrami t’ia kryej punët unë, skllavi modern i bëmirësisë, sa e kishte faqen me mua, nuk kishte probleme edhe aq, e kur kishte, i zgjidheshin shumë shpejt. Pas një muaji a më shumë me uebfaqen e infektuar, unë prita se po ia pastron hoxha Tim Shkupi, por jo. Këndoja një sure nga Kur’ani famëlartë Tim, ndoshta e pastron… :p Uebfaqja e tij vazhdon të jetë e infektuar… E unë nuk punoj më për të falas. Edhe serverin e blerjen e domain name (emrin domen), Bajrami në kohët e mira i paguante me monetizimin, që ia kisha rregulluar unë në uebfaqen e tij, që ai të mos tregonte fare mirënjohje, dhe të rrinte autoritar si kaposh: Drejtues i Revistës Drini.

Kushedi se çfarë thoshte ai për mua, që ia kryeja gjithë ato punë falas?! Kjo u pa te reagimi i tij, kur më tha: “Kush je ti?” E kishte nxitur ndoshta Paul Tedeschini, që e fuste në konflikt me çdo hoxhë budalla… Se unë kisha mendim të ndryshëm me të për fenë, unë jam për ulje të ndikimit fetar në shoqëri dhe të mos merremi me konkurrencë fetare – i thoja, dhe se Putinin nuk e rrahin fort lehtë shuplaka, siç po kujtonte Bismarku i Kosovës… Por bota është e lirë, secili ka mendimin e vet!

E sigurtë është tani, që Pavarësia e Kosovës kushton, ashtu si kushton edhe pavarërsia romantike e Bajramit, të ndikuar nga Zelensky, për uebfaqen e tij drini.us. Duke i ditur punët, unë qeshja me vete, kur Bajrami qeshte me mua e me hoxhën modern Tim Shkupin, se më larguan nga admin. Ka për t’i kushtuar Bajramit pastrimi i uebfaqes nga malware i rrezikshëm, ashtu si ka për t’i kushtuar herën tjetër kur të blejë serverin e domain name. Nuk ka më falas! Bajrami, nuk e di, a do të jetë në gjendje ta mbajë uebfaqen më, kur t’i mbyllet, se të lëshon, është mësuar t’ia kryejnë punët të tjerët. Por ky është çmimi i pavarësisë. Ose paguan, ose dështon! Budallenjtë kanë vdekur.

Ti shikon t’i ndihmosh të tjerët, kur kanë nevojë, bën edhe bamirësi, me aq sa mundesh e qëllimin e mirë, paguan tepër shtrenjtë nga ndihma që u jep atyre, por ata janë ngatërrestarë të pandreqshëm, qeshin me ty, dhe shikojnë të të injorojnë e përdorin… Kështu e ka kjo botë!

Kolec Traboini më qortoi me të drejtë: “ti e humbet arsyen, më tha, kur bëhesh me nerva…” E si të mos e humbas? Unë them mendimin tim, që të tregohet kujdes, e ata fillojnë akuzat, duke u shitur patriota, drejtues, kur në fakt janë ngatërrestarë, destruktivë e neurotikë. Shikoje Albinin, Amerika i thotë shtyje punën e targave me 10 muaj, e ky si Bajrami në kokën e vet. Po sikur Amerika të largohet nga Kosova, kush e mbron Kosovën? Si puna e uebfaqes së Bajramit, kur unë nuk jam aty si admin?! A i duhet Bajramit tani të harxhojë para për ta mbrojtur pavarësinë e tij romantike?! E kishte falas…


  1. Malware është çdo softuer i krijuar qëllimisht për të shkaktuar ndërprerje të një kompjuteri, serveri, klienti ose rrjeti kompjuterik, rrjedhje e informacionit privat, fitimi i aksesit të paautorizuar në informacion ose sisteme, privimi i aksesit në informacion ose që pavetëdijshëm ndërhyn në sigurinë dhe privatësinë e kompjuterit të përdoruesve. Wikipedia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu