Makina hyn mes turmës në Berlin, raportohet për viktima dhe shumë të plagosur

0

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur pasi një automjet ka përplasur turmën pranë një kishe në Berlin, Gjermani, thonë autoritetet.

Automjeti goditi njerëzit jashtë Kishës Memorial Kaiser Wilhelm të mërkurën në mëngjes, tha një zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve të Berlinit për CNN.

Brigada u njoftua për incidentin rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale.

Nuk dihet nëse ngjarja ishte aksident apo e qëllimshme.

Aksidenti ndodhi në Breitscheidplatz , shumë afër parkut Kurfürstendamm, që ishte skena e sulmit më vdekjeprurës më 19 dhjetor 2016.

Në këtë datë shënohet masakra në tregun e Krishtlindjeve të kryer nga Anis Amri, në të cilën humbën jetën trembëdhjetë persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu