Analisti Dritan Shano u shpreh mbrëmjen e sotme se kreu demokrat, Lulzim Basha, ndodhet në një vështirësi lidhur me marrjen e një vendimi ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Shano tha se Basha duhej të kishte marrë një vendim lidhur me çështjen, dhe jo t´a zvarriste atë deri në momentin ku jemi.
“A ka Lulzim Basha një pak me Ambasadën apo ambasadoren amerikane? Basha duhet të shprehet, aq më tepër kur është publikuar edhe një mesazh. Me kë është bërë pakti, me rojen e derës së PD? Jo me z. Basha, atëherë ai duhet të shprehet”, tha Shano në emisionin Log.
Sipas tij, vendimi për shpalljen e z. Berisha “non grata” nga DASH është politik dhe kjo natyrisht që do të çojë në një përplasje mes PD dhe SHBA.
“Është një situatë e vështirë, e cila duhej të kishte marrë një zgjidhje. Kemi një vendim politik, jo ligjor, ndaj dhe PD apo z. Basha duhej të merrte një vendim politik, pro ose kundër. Personalisht mendoj se PD duhej të ishte ndarë nga e shkuara, pavarësisht historisë që në vitin 2017”, tha Shano.