Lulzim Basha nënshkruan peticionin në sheshin “Skënderbej”: Mos e mendoni askënd si gjysmëZot, duke i ngritur shtatore 9 metra

0

20 shkurti njihet si dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, plot 31 vite më parë. Në kuadër të kësaj dite, Basha ka mbajtur një takim me të rinjtë demokratë në sheshin “Skënderbej” ku edhe kanë firmosur një peticion për “dekomunistizimin” e vendit. Një peticion që lidhej kreysisht me mbështetjen e ish- të përmndjekurve politikë.

Pas firmosjes së peticioni, Basha mbajti edhe një fjalim ku tha se nuk duhej kurrsesi që shqiptarët të konsideronin një person si “gjysmëZot” sado i aftë të ishte, sepse do të përfundonin në të njëjtën situatë si në diktaturën e mëparshme.

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Është kënaqësi që ndodhem këtu së bashku me deputetë të PD dhe mbështetës të rinj. Shumica e konsideron këtë ditë si të vecantë për forcën tonë politike, ditën kur studentët u ngritën bashkë dhe rrëzuan shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Para se të nënshrkuar peticionin për dekomunistizimin, dua të ndaj me ju 3 mesazhe.

Së pari, duke qenë se kjo ditë e veçantë u takon të gjithë shqiptarëve dhe është një ditë kremtimi të rrëzimit të diktaturës, prandaj nuk duhet të harrojmë dhe të themi gëzuar këtë ditë të largimit nga sheshi të hijes së diktatorit.

Së dyti përveç përshëndetjes, një falenderim për të gjithë protagonistët për ata që e frymëzuan duke e bërë këtë lajm të parë në të gjithë botën ku u pa sesi diktatori më i përgjakshëm i Europës Lindore.

Nuk e harroj atë ditë, kam qenë këtu në këtë shesh. Kam mbërritur në një rrethanë të çuditshme. Dita ka nisur nga një takim në qytetin studenti ku studëentët kërkonin që emri i universitetit të ndërrohej sepse mbante emrin e diktatorit. Kjo ishte arsyeja e grevës së urisë. Kam mbërritur këtu pak para se të binte shtatorja dhe pak më vonë kuptova se familja ime biologjike ndodhej brenda sheshit por në kënde të ndryshme. Im atë kishte ardhur nga puna dhe ndodhej tek shkallët, unë erdha nga qyteti studenti.

Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar apo i aftë të jetë, është zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq. Unë kërkoj një ndjesë të thellë drejtuar të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre për proceset e papërmbushura që nga eshtrat e pagjetura deri në mungesën e një kompensimi të plotë. Kush ngre një shtatore mbi 9 metra për një njeri në mes të kryeqytetit rrezikon që të përsëritet historia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu