Lulzim Basha kërkon pastrimin e politikës nga ata që pasuruan veten

0

Kryedemokrati Lulzim Basha në një postim në rrjetin social “Tëitter”,  ka përsëritur sërish qëndrimin e tij për nismën e propozuar nga PD,  vetingun e politikanëve.

Kryedemokrati shkruan se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës.

Më tej Basha shprehet se duhet bërë vetingu në politikë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të pastruar politikën nga ata që kanë abuzuar me detyrën për tu pasuruar.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu