Lulzim Basha fundos Ilir Metën dhe Sali Berishën: I çon në burg Vetting-u, kanë shumë pasuriuri

0

Partia Demokratike vijon të ziejë nga debatet sa i takon përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar. Pas debateve të së hënës në mbledhje grupi, dje kjo çështja ka shkaktuar tension edhe në një takim që kryetari Basha ka pasur me krerët e degëve. Në orën 18.00 Basha mbajti një takim me krerët e degëve në të gjithë vendin dhe fokusi i saj ishte reforma territoriale dhe ajo zgjedhore. Basha kërkoi që ata të nisin me propozimet për këto dy çështje, ndërsa i informoi se Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, do të dalë në bazë për të diskutuar me strukturat. Mirëpo disa krerë degësh që kanë dalë në krah të ish-kryeministrit kanë kërkuar që të mos shmanget përjashtimi i tij. Sipas tyre, PD është në krizë dhe duhet të diskutohet për zgjidhjen e saj. Dashamir Aliko i Gjirokastrës është shprehur: “Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje”. Ndërsa Anton Pjetërnikaj i Paskuqanit ka thënë: “Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia”. Edhe Isuf Çelaj ka kërkuar që të marrë fund konflikti në PD.

Qëndrimet e Bashës

Ndërkohë Basha nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij. Ai është shprehur se PD nuk është në krizë dhe vendimi ishte personal i tij. Po ashtu ai ja u bëri të artë se nuk do të lejojë që të mblidhte një Kuvend i cili do të ketë në fokus vendimet e SHBA. “Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”, ka thënë Basha. Më tej mësohet se ai u ka kërkuar krerëve të degëve që të informojnë bazën se si qëndron e vërteta e vetingut në politikë. Sipas Bashës, tre personat që janë tmerruar nga ky veting janë Berisha, Meta dhe Rama. “Ne do i qëndrojmë deri në fund këtij zotimi dhe kush ka lidhje me krimin, ka bërë korrupsion dhe ka pastruar para nuk do jetë më pjesë e sistemit. Mos harroni që vetingu në politikë do pastrojë llumin dhe zbulojë shumë pasuri të këtyre që bëjnë si shenjtore. Po ju ngushtohet laku dhe e dinë fundin prandaj janë hedhur në sulm ndaj meje”, ka thënë Basha. Më tej ai ka dalë sërish te fakti se Berisha po u bën shantazh deputetëve dhe strukturave. Basha ka kërkuar që ta të mos bien pre e tyre. “Berisha e di mirë që iku nga amerikanët dhe askush nga SHBA nuk ju ka bërë presion demokratëve dhe Bashës. Berisha është gënjeshtar dhe i tmerruar. Unë nuk do lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Nuk ju ndaloj të shkoni në foltore, por ajo është ngjizur për interesa të ngushta personale të Berishës dhe atyre që e sponsorizojne. PD dhe unë mbështetemi nga SHBA. Mos bini pre e shantazheve që ju bën Berisha”, ka deklaruar kreu demokrat. Basha në të njëjtën linjë ishte edhe në takimin me deputetët ditën e hënë. Ai u shpreh se nuk do të njohë asnjë strukturë paralele apo bunkerizim të PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu