Lulzim Basha kryetari i Partisë Demokratike iu bëri thirrje deputetëve të PS-së që të mendohen mirë në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Ai aludon se koka është Edi Rama, jo Lefter Koka, ndaj duhen pranga shpejt.
Basha tha se disa deputetë socialistë kanë pohuar nën zë se çështja e ineneratorëve është aferë. Ai u bëri thirrje të gjithë socialistëve të kenë guximin që ta tregojë me votë, dhe të shprehin më zë të lartë atë çka thonë ndër dhembë .
Lulzim Basha:
“Shumë shpejt do të nisë dhe përgatitja e raportit. Do të kemi një raport apo dy raporte?! Një raport do të dëshmohet se ka një fije ndërgjegje mes atyre deputetëve socialistë, apo dhe ata që i kanë kërkuar votën dhe i kanë ftuar në kafe. Këto para nuk do i gëzojnë në çfarëdo lloj parajse fiskale të kenë shkuar.
Ne ato para do ua kthejmë shqiptarëve, pensionistëve, fëmijëve shqiptarë. Janë marrë nga xhepat tuaj. Për fat të keq natyra konfliktuale në këto vite, na ka bërë të kuptojmë se asnjë prej tyre nuk do e miratojë raportin. Edhe mund të ndodh.
Ne nuk po iu kërkojmë që të rreshtohen me PD, por të votojnë për t’iu kthyer shqiptarëve hakun, bukën e gojës. Me këtë votë ata do të tregojnë se nuk janë pjesë të kësaj afere i prindër, apo bijë nënash dhe baballarësh që jetojnë me pensionet mizerabël, që ka një përgjegjësi që shkon përtej të qënit demokrat apo socialist.
Ky është testi i parë, që vjen të enjten e ardhshme. A do të ketë ndonjë socialist guximin që ta tregojë me votë, siç e thotë ndër dhembë apo siç na e thotë dhe neve se; kjo është një vjedhje e madhe. E kanë bërë dhe socialistë këtë.”, tha Basha.