Në kuadë të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.
Basha u ka bërë thirrje të rinjve që të votojnë për kandidatin demokrat Luan Hotin i cili synon të zgjidhet në postin e kreut të bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit.
Gjatë takimit, kryedemokrati për të demonstruar një pjesë nga fjala e tij, ka hedhur edhe një karrige për të simbolizuar atë që të rinjtë mund t’i bëjnë pushtetit dhe karrigeja nuk ka vlerë për të.
“Ja ku jemi sot 2 vite dhe disa muaj pas rebelimit të tetorit të sutdentëve të 2018 dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot.
E ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Dhe për hir të kësaj është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje dhe të djegë gjithçka. Ka frikë më shumë se çdo gjë rininë.
E dini pse? E dini se çfarë u bën rinia atyre që kanë frikë të lëshojnë karrigen? Në çdo vend, edhe në Shqipëri, ju bën këtë (hedh karrigen).
Dhe këtu do u bëjë atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kreut të bashkisë së Durrësit dhe e kanë katandisur në këtë formë këtë perlë të qytetërimit të lashtë ilir.“, deklaroi Lulzim Basha.