Ejlyl, Songyl, Meral dhe Kader nisin shkollë në kolegjin e të pasurve por nxënësit tallen me to. Xhemre vë re se Songyl ka veshur xhaketën të cilën ajo ia fali jetimores dhe ia thotë në sy. Songyl ofendohet. Serkan i kërkon falje Ejlylit por ajo i jep një shuplakë dhe largohet. Babai i Xhemres merr vendimin fatal të vrasë veten pasi kompania e tij falimenton.
Nëna e Xhemres sheh bashkëshortin me armë në dorë dhe përpiqet ta ndalojë. Në sherr e sipër ai padashje e qëllon. Xhemre e gjen nënën të vdekur dhe tronditet. Ajo pëson një tjetër shok kur babai vret veten në sy të saj. Xhemre përfundon në jetimore. Nazan ndryshon sjellje ndaj Xhemres tani që ajo mbetet jetime. As shoqet në kolegj nuk e pranojnë më Xhemren. Songyl zihet me Gynejin dhe të dy përfundojnë në zyrën e drejtorit. Songyl mashtron Gynejin dhe i kërkon falje në sy të drejtorit.
Ajo planifikon të hakmerret ndaj tij. Kemal mëson që Mesude do shkojë në jetimore dhe e ndjek. Xhemre shkon në shtëpinë e vjetër dhe kujton çastet me prindërit. Songyl hakmerret ndaj Gynejit gjatë orës së fiskulturës. Ajo i merr rrobat Gynejit dhe i gjuan. Gynej turpërohet para shokëve./revistawho.com