Lule të vetmuara/ Vajzat grabisin një shtëpi por Songyl kapet, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Songyl, Ejlyl dhe Xhemre shkojnë në shtëpinë e një çifti të pasur dhe vjedhin bizhuteri me vlerë. Papritur çifti kthehet në shtëpi dhe vajzat ja mbathin. Ejlyl dhe Xhemre arrijnë të shpëtojnë ndërsa Songyli kapet. Ata thërrasin policinë por nuk e denoncojnë Songylin kur mësojnë se ajo po përpiqej të shpëtonte shoqen e saj. Meral zgjidhet nga juria për të përfaqësuar shkollën në konkursin e këndimit. Ejlyl dhe Xhemre shpëtojnë Kaderin ndërsa Kemal është zhdukur. Kaderin e telefonon e ëma dhe i thotë se Kemal nuk do e shqetësojë më kurrë. Mesude detyrohet të punojë për të mbajtur familjen. Çifti i pasur vendos ta falë Songylin dhe fton shoqet e saj në shtëpinë e tyre. Toprak fton për një darkë Feriden. Feride pranon se është e dashuruar. Meral tallet me Kaderin dhe shtiret në telefon sikur është nëna e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu