Defne shfrytëzon djemtë kur mëson për ngjarjen me vajzat e jetimores. Babai i Serkanit vendos të japë ndihmën e tij në jetimore për të shlyer gabimin që bënë djemtë. Vajzat e jetimores mbeten të urita në kolegj. Meral vjedh paratë e shokut të klasës. Ai e akuzon para të gjithëve. Serkan ndihmon Meralin duke dhënë paratë e tij.
Feride takohet më mësuesin e fiskulturës dhe mëson se ai është Toprak. Mes tyre lindin shkëndijat e para të një dashurie. Serkan i tregon Ejlylit se paratë i vodhi Merali. Meral i harxhon paratë për produkte grimi. Songyl zihet me Meralin dhe e qorton për paratë e vjedhura. Songyl mbledh para nga të gjithë vajzat e jetimores për t’i kthyer borxhin Serkanit. Kemal kërcënon Ejlylin.
Ejlyl komunikon me Serkanin dhe i tregon që nesër do bëjë një krim. Feride bëhet xheloze kur e sheh Toprakun me një vajzë. Ai i tregon se ajo është motra e tij. Xhemre tenton të presë damarët. Songyl i shpëton jetën. Ejlyl lë një takim me Kemalin për të zbatuar planin e saj./revistawho.com