Lule të vetmuara/ Banu tronditet nga vendimi që merr Sedati, ja ç’do ndodhë nesër

0

Neriman qorton Songylin pse ka ndërhyrë në marrëdhënien e Kaderit me nënën e saj. Doktori jep lajmin e mirë se Banu ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Kader i qëndron pranë Banus por kjo e fundit kërkon Derinin.

Kader telefonon Sedatin dhe i tregon gjendjen e Banus. Banu gëzohet kur mëson se Sedat do të rikthehet. Kemal merr një telefonatë nga komisariati pasi kanë kapur vajzën që i vodhi makinën. Mesude shkon bashkë me Kemalin në komisariat dhe mëson se ai ia ka dhënë makinën një vajze. Mesude nxehet me Kemalin dhe zihet me vajzën. Songyl dhe Kader zihen në mes të klasës dhe Defne kënaqet nga kjo skenë.

Ajo i hedh kunja Songylit. Kjo e fundit nuk duron dhe rreh Defnen. Gokhan mëson se Xhemre e ka parë atë duke u puthur me Defnen. Defne e gënjen Gokhanin duke i thënë se Xhemre nuk do lidhej kurrë me të. Halla e Xhemres kërkon ta birësojë Xhemren. Ajo e di për pasurinë dhe kërcënon Nazanin. Banu takon Derinin pas kaq kohësh. Sedat vendos të ndahet nga Banuja dhe kërkon kujdestarinë e Derinit. Ky vendim e trondit Banun e cila fajëson Kaderin për gjithçka./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu