Lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm. Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.
Një përplasje mes dy grupeve rivale që veprojnë në zonën e Durrësit dhe Kavajës kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin, duke terrorizuar qytetin. Për pasojë, një kalimtar ka humbur jetën për shkak të plumbave që e kanë zënë teksa po kalonte pranë Stacionit të Trenit, vend ku ndodhi ngjarja.
Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se viktima është një 50-vjeçar, i cili nuk ka lidhje me konfliktin. Identiteti i tij është Ramazan Hasalliu.
Gjithashtu, nga të shtënat janë 7 të plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre i cili është në gjendje më të rëndë është transportuar në Spitalin e Traumes në Tiranë.
Po ashtu, mësohet se personat e plagosur, 5 prej tyre janë kalimtarë, ndërsa 2 janë pjesë e dy grupeve që kanë bërë përplasjen. Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona si të përfshirë në këtë ngjarje. Ende nuk ka informacion për arsyet e këtij konflikti të rëndë.






