Luaj Bablok, je shah-sheh!

0

Sali Berishës dhe Ilir Metës i kanë dhënë shah-mat Amerikanët, dhe jo Edi Rama, por s’ka Perëndi t’i shpëtoi nga dorëzimi pa kushte…

Shkruan Sokol Pepushaj

Është dilemë, ushtarët më shumë shijojnë Mbretëreshën apo Mbretin? Në lojën e shahut, kapet Dama, për të zënë të “gjallë” Mbretin, kurse në luftë, ushtari e çon pa një pa dy në botën tjetër Mbretin për t’i marrë të gjallë Mbretëreshën.

Po Europa me Shqipërinë si po vepron?

Babloku, pas Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, është i treti që mbretëron pa opozitë. Por ajo që ka vlerë, është “loja” që shpërblen lojtarët dinakë. Ky nuk është i tillë. Më shumë se finok, ka dalë budalla. Ka vjedhur aq shumë sa nuk gjen vend as ku t’i fshehë e njerëzia ja bën me gisht, ja kjo pronë është e këtij, e kjo e atij. Prandaj do dalë në terren FBI shqiptare në gusht, të vendosë shiritat “zonë krimi”. Këtë vizatim nënkupton  çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kapitulli i parë, tepsisë e timonit i duhet thënë lamtumirë.

Normale, pasi tashmë tundet vetëm një “këmbanë” e tingujt e saj janë kode që duhen deshifruar me elegancë profesionale.

Që të bëjë pasuri Babloku, e ka ndihmuar çyrykllëku.

Po të ishte politikan i mirë, nuk do ishte milioner. Gjithsesi, si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ky nuk i shpëton lojës së Europës. Me çeljen e negociatave, u fut në rrugën që Jozefina Topalli i kishte rekomanduar dikur Ilir Metës, për lesh.

Shqiptarët e dinë se do shpëtojnë sapo Babloku të luajë “gurin”. Europa e uli në tavolinë dhe i tha, ke radhën e lëvizjes, jeni Shah-sheh?

Në këtë pozicion është Babloku sot.

Mos e tallni shumë në rrjetet sociale, se ka hall të fortë i shkreti. Kurrë nuk i kishte shkuar mendja se vjen dita e keqe që ta shohë fundin e vet tjetri e të detyrohet të pranojë se po, këtë priste dhe është i kënaqur.

Këto “lëvizje” po bëjnë gjithë politikanët e pushtetarët e këtij vendi, po shtirën sikur janë dakord t’i kthejnë xhepat mbrapsht, por nuk janë të një mendjeje se lojën e “shahut” e luan Edi Rama më mirë se Sali Berisha.

Edhe Babloku vetë është penduar që ka qëndruar në “lojë” kaq gjatë. 10 vjet edhe të punosh mirë, tjerëve ua bie në ‘majë të hundës’, ndaj ka investuar kohët e fundit të vetërrëzohet, duke ngritur njërin nga drejtuesit e 4 Klaneve Mafioze, Sali Berishën.

Por Sali Berishës dhe Ilir Metës i kanë dhënë shah-mat Amerikanët, dhe jo Edi Rama, por s’ka Perëndi t’i shpëtoi nga dorëzimi pa kushte.

Babloku, para lëvizjes me detyrim-përcaktim; o dorëzo Ilir Beqajn, Sali Berishën, Vilma Nushin, Fatmir Mediun, Erion Veliajn, Ilir Metën e një varg “Peshqish” të tjerë, o veten, nuk e mbajtën gjunjët, ra si ‘krap’ i trullosur nga  “dinamiti” në shkallët e Qendrës së Brukselit, mbylli sytë dhe ja plasi “vajit” si fëmijë i llastuar që prindi në nerva e sipër i shkul veshin para se t’i marrë lodrat.

Aty rri Babloku, i ulur galuc në shkallët e Qendrës së Brukselit, por përballë ka burokratët që i përsëritin, luaj shoku Edi, je shah-sheh!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu