Vedat kërcënon miqtë e Tahirit për të mësuar vendndodhjen e tij. Tahir shkon në shtëpinë e Merxhanit për të kërkuar ndihmën e Nazarit. Merxhan mendonte se Tahir kishte ardhur për të dhe zhgënjehet.
Mustafa kërkon të mësojë nga Asija vendndodhjen e Tahirit. Jit bën një vizatim ku tregon momentin në të cilin Tahir po i jepte frymë Nefesit. Xhaxha Osmani e keqkupton vizatimin dhe Nefes i tregon çfarë ndodhi. Nazar është infermiere prandaj Tahir i kërkon të mjekojë gishtat e Nefesit. Vedat mban peng mikun eTahirit por ai nuk i tregon vendndodhjen. Një nga njerëzit e Vedatit telefonon Ejshanin dhe i tregon që Vedat ka ndërmend të përlyejë duart me gjak. Ejshan vendos të shkojë në Syrmene.
Nazar i thotë Nefesit se duhet të shkojë në doktor për gishtat ndryshe do bëhet gangrenë. Mustafa shkon në shtëpinë e xhaxha Osmanit por ai nuk e lejon të hyjë brenda dhe mbron Nefesin. Mustafa shkon i nxehur në shtëpi por Asije arrin ta qetësojë me nazet e saj. Vedati mëson se Nefes dhe Tahir ndodhen në shtëpinë e xhaxha Osmanit. Ai shkon atje por nuk i gjen. Nefes dhe Tahir kanë shkuar në një shtëpi të vjetër. Vedati mban peng xhaxha Osmanin. Nefes i tregon Tahirit historinë e jetës së saj. Ajo i tregon se babai e shiti tek Vedati dhe ka duruar torturat e tij prej vitesh