Politikën në Shqipëri protagonistët nuk e shikojnë si garë për shërbim më të mirë ndaj vendit, por si lojë për të përfituar mbi kurriz të qytetarëve.
Kjo lojë si duket, po vazhdon edhe pas një pushimi 9-vjeçar të Berishës, për t’u rikthyer përsëri aktiv!
Mbase, e detyroi vëndimi i DASH-it më dhënjen non grata për bëmat e tij antikombëtare. Por mendoj, njëlloj do të vepronte , për mision.
Po ashtu, edhe Meta, pas një pushimi 5-vjeçar rikthehet për t’u bërë lidër e për të marrë mundësisht flamurin e opozitës e mbase edhe një pjesë të PD-së brënda partisë së tij PL, konkretisht foltorën!
Por kjo është tjetër çështje që ë do e trajtojmë tjetër herë.
Protagonistët e politikës sotme Berisha-Meta-Rama, që kanë mbyllur lojën për rrotacion brënda trëkëndëshit të tyre korruptiv, janë politikanët djaj por të shfaqur si engjëj para shqiptarëve, ndaj i gënjejnë lehtë ato, i mashtrojnë.
Kudo kjo treshe, në ekrane, në media, në popull, shfaqën me maskat e tyre.
Loja e tyre vazhdon me përsonalizim sherresh, me akuza pa frena dhe shpesh herë jo realiste, me përdorim të TV vetëm për trëkëndëshin e tyre, me diskretitimin publik të kundërshtarëve, me vjedhje të hapura të investimeve etj. Megjithse, me daljen e Foltorës si parti më vete, kauza e rrotacionit të tyre mund të bie. Sepse Rama mund të fitojë lehtësisht edhe mandatin e katërt.
Por për trëkëndëshin nuk kanë shumë rëndësi hilet brënda treshës pengmarrëse të politikës dhe të vëndit. Fitues mjaft të jetë njëri i lojës!
Për t’u bërë faktor dhe për të mbajtur të fortë trekëndëshin e vazhdimësisë , Berisha dhe Meta përveç maskës, kanë shtuar edhe masken e kostumit kombëtare në fjalorin e tyre politik, duke menduar që termat kombëtare do i legjitimojnë.
Por s’ka se si!
Ato që artikulojnë këta, janë të papajtueshme me interesat e tyre, me sjelljet e tyre, me prezencën e tyre.
Pa pajtueshmëritë e tyre duken qartë në ideologjitë e varfëra që kanë, në trashëgiminë komuniste të tyre, tek koalicioni që bëjnë dhe çfarë ofrojnë realisht programet e tyre politike e populiste.
Mjafton të shikojmë Foltorën . Nuk është as çudi, as rastësi që ka mbledhur gjithë mbetjet politike ! Foltorja tani, duket si një vend ku mblidhen hedhurinat, si në varrezat e makinave .
Kush u bashkua me Foltorën më parë ka dëshmuar besnikeri ndaj non grata-s, ndaj Berishës. Sepse Foltorja nuk ka program, pra s’ka ideologji. Tani gënjen për konservatorizëm , kur konservatorët vetë e shpallën të pa pranueshme , të përjashtuar , të kalbur , komuniste.
Pasi e bëri vëndin rrumpallë me ligjet komuniste, tani premton kthimin e pronave tek pronarët. Si do mundet?! Ku do i gjeje pronat?!
Për mëkatet e tij , Berisha u plak, por më shumë ju shtua trishtimi nga non grata e Britanisë së Madhe, pas asaj Amerikane.
Po ashtu edhe Meta , ndjehet i lodhur, i nervozuar, me probleme të qarta mentale. Ulëret, bërtet, bën lëvizje të pa kontrolluara. Është bërë qesharak.
Këta, duke parë fundin e tyre, po përpiqën të polarizojne elektoratin, enkas për t’u bërë faktor . Kjo i shërben atyre dhe trëkëndëshit, që shqiptarët të mos kenë asnjë hapësirë për alternativa të tjera.
Ndryshe, këta të këpusin në mes!
Dhe loja e vazhdimit të rrotacionit brënda treshës vazhdon!
Askush jashtë treshës së Bermudës nuk mund të hyrë në lojë me besueshmëri . Dhe për këtë, janë paguar shumë mediat, të cilat po mendojnë dhe po punojnë pa pushim.
Me trëkëndëshin e Bermudës, është ai grusht eligarkësh , që paguajnë , dhe që punojnë për pushtetin dhe pasurimin e tyre. Rama-Meta-Berisha, është përfaqësimi tipik i klaneve të krimit në ekonomi e politikë.
Këta duhen larguar një ore e më parë sepse shkatërruan jetën e një brezi, pra nuk janë vetëm thjeshtë hajdutë.