Është shtyrë sërish gjyqi ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.
Gjyqi ishte caktuar të zhvillohej në ditën e tij të lindjes, këtë të hënë në orën 13:30, por në një njoftim zyrtar u bë me dije se për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë prezent, seanca nuk do të zhvillohet.
“Sot me datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet. Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet”, njofton gjykata.