Ljubisa Dikovic, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe në një intervistë për Kurir’in serb ka thënë se Serbia nuk ka humbur nga NATO dhe se ushtria serbe një ditë do të kthehet përsëri në Kosovë.
Kurir ka realizuar një intervistë me Dikovic duke e pyetur atë ndër të tjera edhe për bombardimet e NATO’s dhe Iuftën në Kosovë, ndërsa deklaratat e ish-gjeneralit serb janë të forta e kërcënuese.
Lidhur me bombardimet e NATO’s, Dikovic thotë se kanë mbrojtur ‘heroikisht’ Kosovën ndaj bombardimet e NATO’s.
“Kujtimet nuk mund dhe nuk duhet të zbehen. Asgjë nuk duhet harruar. Mbaj mend mbrojtjen heroike të vendit, veçanërisht në zonën e Kosovës e Metohisë. Unë kujtoj vlktlmat, nga të gjitha anët dhe anëtarët tanë, shqiptarët dhe të NATO’s. Është vërtetë të pyes vetën nëse gjithë kjo ishte e nevojshme. Sigurisht që nuk ishte e nevojshme dhe nuk duhej të kishte ndodhur. Për më tepër, kujtoj shkatërrimin e një shteti sovran, pa ndonjë vendim të institucioneve legjitime ndërkombëtare siç është Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Forca kapërceu konventat dhe ato që ishin përshkruar si rregulla të sjelljes. Forca u shfaq si një mënyrë për të zgjidhur problemet në marrëdhënie ndërkombëtare, ishte disfata e diplomacisë. Rendi i mëparshëm që funksionoi u prish dhe fuqia në marrëdhëniet ndërkombëtare doli në pah.”, tha Dikovic.
Derisa sa ka folur për bombardimet e NATO’s mbi caqet serbe ai gjithashtu ka thënë se ka qenë në zonën e Drenicës kur kanë ndodhur bombardimet e NATO’s dhe për shkatërrimet që iu bënë ushtrisë serbe në këto bombardime.






