Linda Rama në vitet 90′ një punëtore fukara i zgjidhte meshkujt për para, por sot çdo cent në këtë Shqipëri sillet rreth saj, edhe i treti burrë, Rama!

0

Pavarësisht atij imazhit prej gruaje të mirë dhe të urtë që mundohet të përcjellë në publik, Linda Rama mund të jetë një nga gratë më komplekse që tranzicioni shqiptar ka nxjerrë në sipërfaqe këto 28 vjet.

Ajo është rasti tipik i ambiciozes për para e pushtet që ka ditur t’i lidhë fijet aq mirë, të kapë e përdorë njerëz sipas nevojës aq mirë, sa sot e kanë shndërruar atë në një nga gratë më me influencë në Shqipëri.

Për këtë ka plot fakte, dokumente, por edhe dëshmi njerëzore për këtë grua që në mesvitet ’90-të vinte vërdallë në kërkim të ndonjë mashkulli që do t’i siguronte para, për vete, por edhe për familjen e saj. Po, ka nisur pikërisht kështu “karriera” e bashkëshortes së kryeministrit të sotëm, e cila aktualisht është një nga njerëzit rreth së cilës rrotullohet çdo qindarkë shtetërore, çdo fond apo investim. Tek Linda falen ministret (ministret gra e bashkëshortet e ministrave burra), rreth saj sillen një duzinë emrash drejtore OJF që “luftojnë” për të drejtat e grave”, e gjithashtu lobe e qarqe të errëta, të fshehur nën emra donatorësh ndërkombëtarë. E përmbledhur, kjo është Linda e sotme, një sulltaneshë e vërtetë….por ama, jo ajo e djeshme.

Thanas Xhillari
Thanas Xhillari

Të parin që Lindita Basha (sot Linda Rama) kapi në kohën e duhur dhe vendin e duhur ishte Thanas Xhillari (aktualisht pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës). Mendoni një vajzë të dalë nga Fakulteti Ekonomik, në fillim të ’90-tës, me shumë nevoja jetike, por pak mundësi për t’i përmbushur ato, sidomos si punonjëse e thjeshtë e Kombinatit Tekstil në Tiranë.

Zgjidhja e parë që mendoi për veten ishte burri. Ai quhej Thanas dhe mjaftonte për të qenë babai i vajzës së tyre. Por ambicia është gjë që nuk administrohet kollaj dhe një tip si Linda nuk mund të mjaftohej me jetën modeste të një familjeje shqiptare të asaj kohe. Për shumëkënd është shumë i errët kapërcimi drastik i saj, nga ish-Kombinati drejt e në zyrën e drejtores së Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, në Këshillin e Ministrave. Thonë se një person që e kishte fort për zemër ekonomisten e re të ish-Kombinatit, dikush që më vonë u bë njeri i rëndësishëm në jetën e saj, i shtriu Lindës dorën e fatit. Këtë post ajo e mbajti për disa vite aq sa ju desh që, nga varfanjake, Linda të siguronte 4 apartamente në zona të lakmueshme në Tiranë, dy garazhe, disa hektarë tokë në Korçë dhe Tiranë dhe një llogari të majme bankare. Vetëm një gjë doli jashtë kontrollit në atë kohë. Paratë dhe pushteti ndryshojnë edhe këndvështrimin e njeriut për jetën, kështu që Lindës, Thanasi – bashkëshorti i asaj kohe – i doli tepër. Një tjetër person, me influencë kësaj here, i kishte marrë mendjen dhe zemrën gruas që dukej se nuk kënaqej kurrë.

Ylli Çabiri
Ylli Çabiri

Ai quhej Ylli Çabiri. Ishte krah saj edhe për 10 vjet të tjera kur Linda Rama kuptoi (e për këtë do përgëzuar) se tjetër kund fshihej sekreti i vënies së pasurisë, justifikimit dhe fshehjes së saj kur ishte e nevojshme. Ylli Çabiri ishte edhe ylli i saj ndriçues që e futi në rrjetin e shoqërisë civile tek Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor.

Ylli ishte dashuria e madhe, e fshehta e Lindës, ai që sot e gjithë ditën është AS-i nën mëngë i gruas së kryeministrit.

Për të jetuar e lirë historinë me Yllin, por edhe për t’u çliruar nga detyrimet, Linda ishte gati të bënte çdo lloj pakti, qoftë edhe duke sakrifikuar disa nga pasuritë e deklaruara të saj. Ajo pranoi t’ia linte Thanas Xhillarit apartamentet dhe tokën që kishin regjistruar si pasuri, mjafton që ai të ndahej në heshtje dhe të mos fliste kurrë për të vërtetat e ish-gruas. Për disa kohë Thanasi u largua fare nga Shqipëria. Kështu vazhdoi lidhja e saj me Yllin, një nga dashuritë e mëdha të saj. Veçse jo e destinuar të zgjaste përjetësisht.

Fati i Lindës ishte i tillë, të jetonte si konkubinë ca kohë e pastaj të kërkonte të bëhej më tepër e më tepër. I pëlqenin paratë, por nuk ngopej kurrë me to. I pëlqente pushteti, por donte akoma më shumë, sado të kishte. Nëpërmjet Yllit, Linda u lidh me rrjetin e njerëzve që paguheshin nga Sorosi. Puna me organizatat jofitimprurëse ishte një parajsë dhe gjatë kësaj kohe ajo afroi e futi në rrjet edhe shumë shoqe të vetat, me të cilat çuditërisht ka një të përbashkët: të gjitha janë, të paktën, një herë të divorcuara nga bashkëshortët. Këtu ylli i Lindës ndriti me të vërtetë.

Se si funksionon rrjeti i Sorosit në Shqipëri përflitet shumë, ama e vërteta është shumë me e errët se sa shkruhet. Është i pabesueshëm sekti i soroistëve dhe lidhja e tyre. Ata e mbrojnë me fanatizëm njëri-tjetrin dhe kanë krijuar një mur të padepërtueshëm për këdo që u afrohet. Janë të tillë dhe lëvrojnë miliarda në vit.

A nënkuptonte kjo që Linda Rama duhej të mbetej e kënaqur? Natyrisht që jo. Sulltanati i saj do të kishte kuptim vetëm në formën që ka marrë sot. Ylli Çabiri mbetet një dashuri e madhe e Lindës, edhe sot, por rrugës asaj i propozuan të mbërthente dikë që i kapërcente edhe interesat e vetë Lindës. Nga Thanasi deri te Ylli, nga Ylli deri te Edi Rama, Linda kishte kaluar shumë personazhe nëpër dorë, ndër ta njerëz të medias dhe të panjohur për publikun (për të cilët do të shkruajmë në ditët në vazhdim), në varësi të interesave të momentit. Por, tanimë ajo ishte pjesë e një loje të madhe dhe rasti nuk duhej humbur. Kjo ishte më shumë sesa konkubina e dikurshme që kishte ëndërruar.

Edi Rama me Linda Bashën
Edi Rama me Linda Bashën

Ai ishte Edi Rama që duhej bërë me patjetër kryeministër i Shqipërisë. Edi, piktor i mbetur në tentativë, shumë i paqëndrueshëm si personalitet, po tregohej kokëfortë nëse do të hynte në shërbim të interesave të errëta të një grupi të fortë financiar në Shqipëri. Edhe ai kishte marrë para nga grupi i Sorosit, por për shkak të paqëndrueshmëri së tij nuk ishte ende i besueshëm. Për këtë duhej një grua dhe vullnetare më të mirë se Linda zor se gjendej.

Për ta bërë të besueshme historinë duhej një martesë e mundësisht një fëmijë. Ndodhën të dyja. Ceremonia e dasmës u bë në Tiranë, ndërsa ajo, për shkak të moshës së madhe, me metodat bashkëkohore të fertilizimit dhe me donatorë të besueshëm, mbeti shtatzanë. Të tjerat dihen.

Ato që nuk dihen për publikun e gjerë janë se gjatë mandatit të parë të Ramës, Linda ishte e plotfuqishme. Rama thjeshtë firmoste. Ajo ishte e pranishme edhe fizikisht, pothuaj çdo ditë në kryeministri. E këshilluar ngushtë nga miq të saj gazetarë, që gjithashtu gëzojnë nga një copëz tortë pushteti në heshtje, ajo përzgjidhte dhe përgatiste terrenin për pushtetin e plotë të një sulltaneshe. Ndërsa Edi Rama argëtohej duke luajtur kryeministrash, Linda mblodhi nën yqmin e vet çdo fond e investim. Rama ka vetëm namin sepse në fakt i gjithë kabineti drejtohet nga Linda. Ministrja e Shëndetësisë (përtej adhurimit të pakushtëzuar për Edin), i luan paratë dhe fondet e drejtuar nga një nga mikeshat e ngushta të Linda Ramës, Mirela Arqimandriti dhe shoqatën e vet. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), e vetmja që kalon nëpër duar të gjitha fondet shqiptare ka për nënkryetar bordi Andi Balltën, gjithashtu i dalë nga shoqëria civile, ish kavalier i Lindës dhe ortak i saj në krijimin e Abi Bank.

Në kthetrat e lindës është edhe ish NBG Bank dhe Intesa San Paolo Bank, me drejtorin e përgjithshëm të së cilës, Silvio Pedrazzi, Linda ka gjithashtu një miqësi speciale.

Me këtë perandori që e ka ngritur me mend e djersë, Linda Rama tashmë mund të quhet më plot gojën një grua e pushtetshme që gëzon sulltanatin e saj. Një nga ato që ia di vlerën këtij pushteti sepse e ka nisur nga zëro dhe ka sakrifikuar për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu