Lidhje me bosë krimi e politikanë/ Policja e pushuar tregon e kujt është makina HOT

0

Anisa Kosteni, efektivja e Elbasanit e cila u pezullua nga detyra pak ditë më parë, pasi ofendoi gazetarët ka bërë një status në Facebook, ku hedh poshtë lidhet me botën e krimit.

Në profilin e saj të rrjeteve sociale, ajo ka treguar versionin e vërtetë të historisë me makinën me targa të verdha, që sic thotë ajo nuk është e saja, por e një komshiu.

Po ashtu, efektivja bën të ditur se do të postojë edhe diplomat e saj për të treguar si i ka marrë gradat në detyrë.

“Vendosa t’ju tregoj versionin e vërtetë të historisë me makinën HOT me targa të verdha. Ju lashë të shpifnit e të imagjinonit lidhjet e mia me bossa krimesh, pushtetarë, etj, etj. Makina është e bukur dhe çuni që e ka është beqar; e kam dhe komshi, but I’m a BMW person. Btw, x5 ngjitur është e imja. A do flini më të qetë tani? (Shikoni dhe datat, jo pa qëllim i kam lënë aty) Më vonë do postoj dhe diplomat e mia, që t’ju shuhet kurioziteti se si arrita të marr gradën. E di që mbase sdo t’ju interesojë sepse do dilni bllof me të gjitha lajmet që keni nxjerrë për mua, but anyëay. Cheers”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu