10.5 C
Tirana
E martë, 14 Tetor 2025
BallinaPolitikëLiderët e korruptuar nuk i pranon koha e tyre!

Liderët e korruptuar nuk i pranon koha e tyre!

Date:

Related stories

Kujtim Gjuzi: Çmimin Nobel për Paqen e meritonte Presidenti Donald Trump

Republika e Shqipërisë. "Partia Kombëtare Konservatore Albania" "Akademia Kombëtare Konservatore Albania" Sygjetim...

Donald Trump, o shpirt i fortë, rrënjët ngule thellë në histori

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Qysh se erërat u përzien, Duhej gjetur...

Edi Rama kërkon të katandisë vendin 30 bashki

Sipas Berishës, Rama synon të largojë pushtetin nga duart...

Von der Leyen mbërrin në Presidencë, takim me Bajramin që ka dosje në SPAK

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen është...
spot_img
Shkruan Zef Ndreka
Se Shqipëria është vëndi më i korruptuar, ka mbi 30 vite që e kanë thënë dhe kanë dhënë statistika, raportet e DASH-it çdo fund viti.
Korrupsioni i dy krahëve të politikës, dallohet lehtë se janë bashkë dhe sot shfaqën gjithnjë e më të trëmbur.
Berisha dhe Meta, sillën sikur të jenë naivë dhe me projektet e tyre po mundohet të krijojnë përshtjellime shoqërore. Mbase kështu mendojnë të shpëtojë dhe të shohin vëndin të shkatërruar. Por nuk do ja arrijnë dot, edhe pse i mbështet Rama ! Sepse interesi dhe aktivitetët intensive të SHBA-ve i bllokojnë ato.
Berisha dhe Meta vazhdimisht dëgjohen të flasin për revolta popullore, për revolucion të gjërë popullor pa motive.
Të tre krerët Berisha-Meta – Rama i bashkon korrupsioni.
Të dridhurat iu kanë hipur nga fillimi i hetimit dhe gjykimit të krimeve shtetërore.
Amerikanët i fitojnë betejat. Çështjes së antikorrupsionit do t’i shkojnë me vendosmëri deri në fund, sepse i ka marrë të gjitha masat e plota.
Me ridaljen aktive të e Berishës në skenën politike pas tetë vitësh, e ardhmja e PD-së është krejt e pa qartë. Opozita u përca për interesin përsonal e familjar të një njeriu, i cili duket se ka zgjedhur t’a mbyll me turp karrierën e tij. Ai i ka bërë dëmin më të madh që i është bërë
të djathtës në Shqipëri, shkatërrimin e opozitës.
Duke mos patur deputet, duke mos patur grup parlamentarë, Berisha sillet si një fantazëm e gjallë që po lëviz bosh në politikë. Veprimet e tij dhe të Foltorës rezultojnë antikombëtare. Kjo po i lodh më shumë demokratët e tradhëtuar e të grabitur nga ish lidëri i vet.
Tani, Berisha që duket se nuk e ka më në dorë vetën e vet , të jep përshtypjen se varet nga dikush tjetër. Ai mbetët modeli i opozitarit të papëlqyer nga SHBA dhe Europa. Më tepër e kanë theksuar këtë, kohët e fundit, përfaqësuesit e CDU-së gjermane dhe familja e madhe e partive popullore europiane.
Po , Berisha, përsëri nuk mbush e nuk mbush, nuk tundet! Si një herë e një kohë Enveri.
Çfarë ka mbetur të bëhet tani që ka rënë ky hall?!
Ka dy rrugë : -e para, të lihet lirshëm Berisha me Foltorën e tij në visin e vet pa i kundërshtuar. Ose të fitojnë, ose të pësojnë disfatë në zgjedhjet e radhës , në ato lokale e parlamentare. Pastaj, vetiu i vjen radha të “largohet”, pa u larguar , si në 2013-tën!
Kështu, fitorja e mandatit të katërt të PS-së, do i lodhi gjithanshmërisht me tepër foltoristët të cilët do heshtin dhe do fillojnë të distancohen kokëulur e të turpëruar për mbështetjen 4-vjeçare që i dhanë pa sukses Berishës non grata.
Por deri atëherë do jetë shumë vonë. Duket një mundësi teorike, por e pa mundur të ndodhë, për arësyet që lidhën me gjeopolitikën, me moshën, me ngjarjet që pritën të ndodhin brënda maxhorancës etj.- e dyta , të imponohet Berisha për shkak të izolimit dhe të largohet nga Foltorja Por edhe kjo duket e pa mundur , pasi s’ka kush t’a artikulojë dorëheqjen e tij.
Gjithsesi, më pas, shikohet mendësia e krijimit të një komisioni të përbashkët të dy grupimeve për të sistemuar proçesin e bashkimit të PD-së.
Partia Demokratike , nuk ka si këtë dy grupe në kuvënd, dy kryesi, dy degë në çdo rreth. Kjo që ka ndodhur është më shumë se e turpshme dhe e pa parë në historinë e partive popullore, si motra të PD-së.
Pastaj, i lihet kohë një proçesi të rregullt zgjedhjesh nga fillimi në çdo dege të partisë. Propozohen dhe zgjidhën strukturat përfaqësuese të partisë, Kuvendi Kombëtar , Kryesia .
Bëhet zgjedhja e Kryetarit të partisë , strukturave drejtuese, nën/kryetarët, Sekretarii Përgjithshëm dhe drejtoritë përkatëse.
Ky do jetë rithemelimi i vërtetë i PD-së! Nga ky rithemelim dhe çlirim nga pëngmarrësi, do të çlirohen edhe demokratët, ndërkohë do të hidhen sytë e bashkëpunimit të ngushtë nga SHBA dhe Europa, që mezi presin t’a shohin PD-në në qeverisje.
admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu