Lëvizjet befasuese të Lulzim Bashës! Zgjidhen drejtuesit politik të PD-së në Elbasan dhe Durrës

0

Vendoset zyrtarisht i deleguari politik në qytetin e Durrësit, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka emëruar nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka.

Një tjetër i deleguar nga PD në qarqet e vendit. Mësohet se në qarkun e Elbasanit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur që të delegojë sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Paloka pritet të jetë edhe i pari i listës në qarkun bregdetar, ku ka një sërë problematikash.

Bardhi është edhe i pari në listën e deputetëve që do të nxjerrin demokratët në këtë qark.

Në këtë qark, Bardhi do të ketë përballë numri 2 të PS-së, Taulant Balla.

Më herët janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, Edi Paloka, Shkodër, Helidon Bushati, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.

Në 7 qarqe të tjera të vendit ende nuk janë bërë të ditur emrat e të deleguarve politikë të PD-së, që do udhëheqin dhe fushatën zgjedhore për në 25 prill.

Basha po e përjeton mirë zgjedhjen e Joe Biden në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, detyrë të cilën doo ta marrë më datën 20.

I frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, Basha ka filluar të huazojë sloganet e tij dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur, Kamala Harris, të cilët janë zotuar se “do të shërojnë Amerikën”. Edhe në fjalimin e fitores, Biden përdori sloganin “Koha për të shëruar Amerikën”.

“Është koha për ta lënë pas retorikën e ashpër, për të ulur temperaturat, për të parë njëri tjetrin sërish, për të dëgjuar njëri tjetrin… të mos i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq. Kjo është koha për ta shëruar Amerikën!”, tha Biden në fjalimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu