Legalizimi i kanabisit është kod për organizatën kriminale të zgjedhjeve…

0

Shkruan Zef Ndreka

Për të spostuar vëmëndjen nga problemet e mëdha pas pandemisë , e sidomos problemet ekonomike që në vëndin tonë është një pandemi më e rëndë se ajo e virusit covid-19 , kryeministri i Shqipërisë , ditët e fundit ka artikuluar gjoja për diskutim legalizimin e kanabisit mjeksor .

Më në fund , kryeministri që e ka dobësi këtë problemin e drogave gjen momentin më të pa përshtatshëm , që është akoma gjendja e epidemisë .
Përse nuk duhet bërë tani ky diskutim ?!
Përse nuk duhet ta bëjë kjo qeveri me Edvin Kristaq Ramen në krye ?!
Çfarë fshihet dhe çfar rreziku ka legalizimi në këto momente ?!
A janë gati fermerët dhe të instruktuar për kete kulturë të re?!
Pyetje mund te shtrohen pa fund .

Por a e ka siguruar kryeministri popullit tonë se nuk do mund të mbillet droge tjetër përvec kanabisit mjeksorë ?!
Sepse të gjithë e dimë mirë , se pa qënë i legalizuar ënde prodhimi i këtij lloj kanabisi , në Shqipëri ishin gritur laboratorët e prodhimit edhe të drogave të forta…Konkurenca ndërmjet tyre edhe i dekonspiroi !

Në kushte normale , sic kanë bërë në shumë vënde të tjera nuk do kishte asgjë negative prodhimi legal dhe administrimi i rregullt i kanabisit . Mirë do të ishte për ekonominë sepse do sillte disa të ardhura plus . Por gabimi qendron kur ngatërrojmë të ardhurat për ekonominë me bandat !
Me bandat që kanë vite që e kanë bërë këtë bisnes me leje nga qeveria aq sa vëndi ynë mori emrin e merituar Narko-shtet dhe tani ja diktojnë drogmenit Rama ta legalizojë atë dhe përmes legalizimit të përunojnë dhe të prodhojnë edhe drogërat e tjera .
Veprimet mafioze dukën se janë të qarta si në filma e romane .
Organizatat mafioze në Shqipëri që janë kapur në përgjime po i forcon pikërisht shteti , përsonalisht kryeministri i cili ka monopolin e liçensave dhe ky është rreziku për ne të gjithë , për fëmijet , nipër e mbesa , për të ardhmen tonë dhe të brezave .
Ndaj duhet të kemi të qarte se kete “legalizim” nuk duhet ta bëjë i ashtuquajturi kreu i Meduzës , sepse më vonë nuk do të ketë
mundësi shteti të luftojë mafjen . Sepse shteti e mafja bëhen një…
Në këto kushte mafja e forcuar do të bëjë cfarë e si të dojë me këtë vënd dhe po përfytyroj që tani edhe shume socialistë që do i dalin kundra e do protestojnë .
Kështu i bie , që të legalizohen me ligj organizatat kriminale që bëjnë ” termete “në çdo zgjedhje .
Çduhet bërë ?
Opozita duhet ti marri përpara , qeveri e banda dhe ti flakë në koshin e plehrave një herë e mirë .
Është detyrë e saj .
Thirrjet e qarta kanë filluar tashmë , bilbilit për riorganizimin e bandave i ka rënë kryeministri i cili e di mirë se bandat kanë tërë infrastrukturën gati , kanë paratë , kriminelët dhe më në fund mbrojtjen nga ligji !
Pikërisht është momenti i duhur për të mos pranuar të debatohet për legalizimin e kanabisit i cilii është kodi për organizatën kriminale të zgjedhjeve të ardhshme ku Rama kërkon 800 000 vota …

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu