Lajmi që gëzoi fansat, Xhan dhe Sanem ribashkohen për një serial të ri

0

Aktorët turk Demet Ozdemir dhe Can Yaman u bënë shumë të njohur në vendin tonë e në shumë shtete të botës me serialin e tyre “Erkenci kus”, ku luanin rolet e Sanemit dhe Xhanit.

Dyshja po bëjnë namin në Itali e madje së fundmi u paguan me shifra marramendëse nga televizioni Italian për të marrë pjesë në emisionin Verissimo. Sot mediat italiane japin një tjetër lajm për dyshen e aktorëve, lajm që i ka gëzuar fansat. Pritet që ata t’i shohim sërish në një serial të ri. Producenti turk Farkuj Turgut ka deklaruar se po mendon një serial të ri me dy aktorët shumë të dashur për publikun, Can dhe Demet. “Po punojmë për një projekt të ri dhe shpresoj që Can dhe Demet ta pëlqejnë. Të punoje me ta ishte shumë qejf. Midis tyre ka shumë energji. Prej tyre arritëm këtë super sukses me Erkenci kus”-tha producenti./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu