Lajm i mirë/ Në Danimarkë janë hequr të gjitha kufizimet e COVID-19?

0

Shkalla e lartë e vaksinimit të Danimarkës ka mundësuar që të bëhet një nga vendet e para të BE-së që heq të gjitha kufizimet e brendshme, pas 548 ditësh me kufizime për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Kthimi në normalitet ka qenë gradual, por që nga e premtja, kalimi dixhital, një dëshmi për vaksinimin – nuk kërkohet më kur njerëzit hyjnë në klube nate.

Më shumë se 80% e njerëzve mbi moshën 12 vjeç në vendin skandinav kanë bërë dy dozat e vaksinës, duke mundësuar që qeveria daneze të deklarojë që nuk e konsideron më Covid-19 një sëmundje “kritike shoqërore“.

“Ne e kemi hapur derën, por mund ta mbyllim sërish nëse është e nevojshme,” tha Søren Riis Paludan, një profesor i virologjisë në Universitetin Aarhus.

Pika e kthesës në Danimarkë për të filluar lehtësimin e kufizimeve erdhi kur shumica e njerëzve të grupmoshës 50+ vjeç i bënë të dyja dozat e vaksinës, tha Riis Paludan. Që nga 14 gushti, mbajtja e maskave në transportin publik nuk është më e detyrueshme. Më 1 shtator, klubet e natës u rihapën, kufizimet në tubimet publike u hoqën dhe nuk ishte më e detyrueshme të tregohej leja për t’u ulur brenda restoranteve, për të shkuar në ndeshje sportive, palestra ose parukeri.

Sidoqoftë, mbajtja e maskave të fytyrës është ende e detyrueshme në aeroporte, kur njerëzit shkojnë te mjeku, qendrat e testimit ose spitale. Distancimi social rekomandohet dhe kufizimet e rrepta të hyrjes zbatohen për jo-danezët në kufi. Ministri danez i shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha në gusht se “epidemia është nën kontroll”, por paralajmëroi “ne nuk jemi jashtë epidemisë” dhe qeveria do të veprojë sipas nevojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu