Dhjetëra statuja bronzi të ruajtura mirë, të modeluara 2000 vjet më parë, janë nxjerrë nga banjat e lashta termale në Toskanë, Itali në një zbulim të ri që ‘do të rishkruajë historinë’ në lidhje me kalimin nga qytetërimi etrusk në Perandorinë Romake.
Disa prej bronzëve janë figura të tëra hyjnish të ngjashme me njeriun, ndërsa të tjerat janë të pjesëve dhe organeve individuale të trupit.
Ministri i ri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, i përshkruan ato si “një zbulim të jashtëzakonshëm për Italinë” dhe “thesare të pamasë dhe unike”.
Statujat, pjesë e gërmimeve që filluan në vitin 2019, u zbuluan në San Casciano dei Bagni, një qytet në majë të kodrës në provincën e Sienës, rreth 100 milje në veri të Romës.
Jacopo Tabolli, i cili koordinoi gërmimin për Universitetin për të Huajt në Siena, tha se zbulimi ishte i rëndësishëm sepse hedh dritë të re mbi fundin e qytetërimit etrusk dhe zgjerimin e Perandorisë Romake.n daily mail








