Ky tempull në Indi vlerësohet 30 miliardë dollarë

0

Një tempull në Indi ka një pasuri marramendëse.

Sipas rrjetit të lajmeve televizive Ndtv, pasuria e tempullit të Tirumala kushtuar Venkateswara-s, një nga më të famshmit dhe më të njohurit në të gjithë Indinë, tejkalon atë të disa prej grupeve më të pasura industriale indiane dhe atë të disa kompanive publike.

Investigimi bazohet në deklaratën tatimore të Tirumala Tirupati Devasthanams, organizata e priftërinjve që menaxhojnë tempullin, që ndodhet në shtetin e Madhya Pradesh.

Deklarata e parë e organizatës është bërë publike që nga viti 1993.

Sipas Ndtv, e cila ka marrë certifikatën, priftërinjtë e tempullit janë pronarë të një thesari që arrin në 30 miliardë dollarë: 10.25 tonë shufra ari, 2.5 tonë bizhuteri ari, me vlerë 1.95 miliardë dollarë dhe 960 prona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu