Ka nisur me debat Komisioni i Sigurisë, ku pjesëmarrës është dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi që do flasë për “buxhetin e 2023”.
Deputeti Ferdinand Xhaferri i ka për pyetje Çuçin për shkarkimin e Nanos si dhe për sulmin kibernetik.
Në lidhje me sulmin kibernetik Çuçi u shpreh se ende nuk ka folur në komision për këtë çështje pasi pret raportin përfundimtar të FBI dhe Microsoft.
“E para çështja e shkarkimit dhe emërimit të policisë së shtetit është thellësisht administrative dhe cdo procedurë është bere sipas ligjit përkatës, e dyta lidhet me partneritetin me SHBA. Ju garantoj dhe jam I bindur dhe ju e dini kaq mirë që nuk ka asnjë përplasje me SHBA në këtë cështje. Ata kanë bërë një falenderim për ish drejtorin e policisë së shtetit.
Ky komisoin nuk ka ndonjë kundërshtim me drejtuesit e ri të policisë, edhe partnerët tanë strategjik. Në lidhje me ardhjen në komision ua them edhe në formë ndjese, por e kam shtyre vete se po pres raportin e FBI dhe Microsoft për sulmin kibernetik” tha Çuçi.