Kuvendi i vullnetarëve të Berishës

0
Shkruan Zef Ndreka
Kishte vite që e kishim harruar këtë fjalë, që e përdornim për vullnetarët e Enverit, në fillimet e demokracisë. Por që me kalimin e viteve, u shuan sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.
Mu kujtua ky grupim sot, kur shikoja Kuvëndin e Foltorës, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ndryshimi i vetëm ishte udhëheqësi! Gjithçka tjetër kishte ngjashmëri.
Çfarë po ndodh me politikën në vëndin tonë?!
Siç e dijmë tashmë, me shpalljen non grata të Berishës, nga qeveria amerikane për korrupsion, Berisha u mendua dhe hartoi një strategji si t’i përgjigjëj e të mbrohej nga ky vëndim i pa preçedent për politikanët e niveleve të larta në Shqipëri.
Sapo u shpall non grata, Berisha ishte në mëdyshje:
– A e mbështesnin militantët dhe anëtarësia e demokratëve?!
– Të perdorej PD-ja apo jo, si çadër apo si bunkier per t’u mbrojtur nga USA.
Pasi e kuptoi se PD-ja nuk kishte këllqe t’a mbronte me tej, ai lëshoi gjithë bateritë dhe ndezi motorrat e luftës që kishte 8 vite që i kishte fikur.
Pasi testoi dhe u bind se ky lloj populli i mësuar kokëulur dhe i shtypur do e mbështeste, filloi nga foltorët. Ato ishin fillesat e grumbullimit të vullnetarëve të rinj!
Berisha kishte nevojë për to!
Rrëzimi i mitit të tij nga USA, e detyroi të lëvizte nëpër qarqet e vëndit e të kërkonte vullnetarët të cilët i gjente lehtësisht. Të gjithë militant anakronikë, injorantë , analfabe , sekserë, ish drejtora e doganier, ish ministra e të korruptuar, të dënuar e njerëz me preçedent penal.
Këto vullnetarë, kishin një gjë të përbashkët: të gjithë e kishin humbur sensin e orientimit politik dhe mungesë të drejtepeshimit të realitetit shqiptar.
Këto kategori, të mashtruar mjeshtërisht nga demagogu Berisha, nuk e kuptuan asnjëherë se çfarë po ndodhte me politikën e jashtme amerikane veçanërisht për Ballkanin perendimor.
Demokratët e thjeshtë, militantët e verbër, për muaj të tërë janë ushqyer me një lloj koncentrat silazhi propagandistik të televizioneve, gazetave, mediave të paguara dhe analist që shperlanin trupin e tyre.
Një artileri e rëndë, më e rënda e përdorur deri me sot.
Për t’u siguruar në mbështetje, Berisha nisi edhe një sulm të pa parë ndaj PD-së dhe kryetarit të saj Basha.
Fjalori i tij ishte më i ndyrë se i çdo rrugaçi ordiner.
Naivet kështu, ranë shpejt në kurthin e Berishës. Edhe për faktin se prisnin benefice të tjera nga Kryeministri i ardhshëm!
Naivet i ngjajne totalisht vullnetarëve të Enverit, që u egersuan si këto të Saliut, por në vitët ’90.
Ashtu si vullnetarët e Enverit atëherë, edhe naivet e Berishës nuk e kuptuan asnjëherë se koha është përherë për ndryshim.
50 – vite vullnetarët e Enverit dhe 30 – vite vullnetarët e Saliut, nuk e kuptuan se demokracia është rrotacion në pluralizëm. Dhe se brezi i vjetër duhet t’i hapë rrugë brezit të ri. Naivët, sigurisht se ndjehen të fuqishëm, por edhe të frikësuar, sepse shohin e dëgjojnë liderit botëror, e sidomos ato amerikanë që hapur kanë bërë thirrje për Berishën , mos të drejtojë PD-në. Por naiviteti shkon deri në absurd! Dhe faktikisht, këto vullnetarë bëhen pengesë reale për ndryshim edhe pse e dijne mirë se fati i tyre është i njejtë si i vullnetarëve të Enverit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu