Kuvendi i PD dhe sfida Amerikane! Cilat ishin porositë e Washingtonit? Gjekmarkaj dhe Zheji debat në Pikat mbi “i”

0

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pikat mbi I” në News24 ku ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në SHBA.

Gjekmarkaj u shpreh se gjatë vizitës u prit nga drejtori i DASH i cili konfirmoi qëndrimet për të parë nga e ardhmja për situatën në PD, me një opozitë mike me SHBA.

I pyetur për një qëndrim ndaj ish-kryeministri Berisha, Gjekmarkaj theksoi edhe njëherë se DASH iu rri në mënyrë rigoroze deklaratave publike të bëra nga 9 shtatori.

Nuk kam shprehur pendesë për aktet e mia, dorëheqjen time dhe kam kërkuar edhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Vjen një moment ku duhet të përballesh me realitetin pavarësisht kurtheve, duhet të triumfosh ose të mundesh prej tyre dhe kur mundesh duhet të përballesh me to. Unë kam mbajtur qëndrimet e mia. Është një moment kënaqësie që ti pritesh në DASH dhe nuk e fsheh aspak që jam ndjerë i respektuar. U prita nga drejtori i DASH. 

Pata rast ta falënderoj në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. U konfirmua edhe njëherë qëndrimi i SHBA për qëndrimet brenda PD për të parë nga e ardhmja për një opozitë mike me SHBA.

Incidenti në aeroport me Evi Kokalarin

U habita. S’ia kam idenë. Nuk di të kem shkëmbyer asgjë me të, as në Frankfurt, as në SHBA. Jam përfshirë në një debat inekzistent. Po kthehesha nga Neës York dhe po lexoja një lajm ku më quante rrugaç.

Zheji: S’mund ta ketë krijuar nga hiçi këtë ajo

Kam dëshmitarë me vete. Mund të më ketë ngatërruar mua si i p0anjohur që jam për të dhe ahjo për mua. Njerëz të thinjur ka plot, njerëzit ngjajnë.

Cili ishte qëndrimi i DASH për situatën në PD?

Qëndrimi është ai që rri mbi parimet. Ambasadorja e SHBA këtu është përfaqësuese e DASH dhe asnjëherë nuk flet në mënyrë personale. DASH iu rri në mënyrë rigoroze deklaratave publike të bëra nga 9 shtatori. Ata theksuan se shohin nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara

Zheji: Në realitet kemi një PD e cila dominohet nga doktori dhe nga të vetët. Ndërkohë kemi një Grup Parlamentar të drejtuar nga Alibeaj me disa deputetë. Nuk dihet nëse ai do të shkojë në Kuvend. Ndërkohë Berisha ka marrë në telefon Murrizin, njerëz të çuditshëm duke i ftuar në Kuvend. Këtu vazhdon një teatër absurd politik. Vërtet Berisha është e shkuara, është e shkuar që është rikthyer fuqishëm. Unë kam qenë gjithmonë kundër rikthimit të Berishës. Ndoshta koha do më japë të drejtë, ndoshta jo. Por ai është rikthyer, çfarë do të ndodhi tani? Këtë e kanë në dorë deputetët e PD duke bërë politikë reale.Gjekmarkaj: Unë isha i ftuar nga një organizatë e rëndësishme Open GAV. Në këtë kontekst jam pritur edhe në DASH. Ka qenë diçka e programuar muajin e fundit ku më ka ardhur kjo ftesë. Unë e kam ditur cila është pesha e Sali Berishës. Ai është personi, lideri historik i identifikuar më PD-në dhe i kam bërë llogaritë e mia. Kur kam parë lëvizjet e Berishës në terren e kam pritur që kjo ditë edhe mund të vijë. Është një pjesë e rëndësishme që Berisha shpallet non grata por kjo beteje duhej të ishte bërë që në 2013 nga Basha. Nuk ka arsye që Berisha të rikthehej, e ka mbyllur ciklin e vet. Vetë Basha nga 9 shtatori hezitoi gjatë, ndenji 2 muaj në zyrë dhe nuk dha shenja se do të ndahej kulturalisht nga SHBA-ja

Analisti Zheji, iu drejtua deputetëve që kanë mbajtur një qëndrim kundër me ish-kryeministrin Berisha si “pa atdhe”. Pjesë të kësaj liste ai bëri edhe Agron Gjekmarkajn, por ja si u përgjigj deputeti.

Zheji: Është një përpjekje serioze për të treguar forcën e Kuvendit nesër. Dihet që do të zgjidhet Berisha për kryetar. Do të jenë figurat që do të përfaqësojnë PD në forumet partiake. Zoti Basha është përpjekur që disa nga deputetët të zgjidhen me frymën e re, një frymë të distancuar nga koncepti për deputet që kishte Berisha. Ai ka qenë gjithmonë një prani mbytëse e doktorit. Tani ne këtë kemi. Kemi dy kategori njerëzish, ata që kanë qenë besnik të Sali Berishës. Kemi njerëz hibridë që shkojnë me shumicën. Ka një pjesë që tani mbeten pa atdhe, pa një atdhe politik. Në Kuvendin e nesërm nuk e di nëse do të jeni?

Gjekmarkaj: Jo, nuk kam marrë ndonjë pjesë. Por prapë nuk do të shkoja, unë kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetari i PD dhe them se bashkimi duhet të bëhej jo si nënshtrim. Bashkimi nënkupton disa procese. Kryetarët e partive, strukturat e tjera të pafundme s’mund t’i lesh jashtë. Duhet t’i jepej mundësia të bëhet një garë e vërtetë. unë nuk mbetem pa atdhe. Unë në politikë idetë e mia kam. Unë e di që në PD s’jam shumicë. Në partitë politike shqiptarë statusi i folësit të pavarur është i goditshim. Unë jam njeri që flas me gojën time, mendoj me kokën time.

Zheji: Ekuacioni mbetet i pa plotë. Politika është arti i veprimit, këtë Saliu e dinë. Ai e di që forca është te njerëzit të cilët nuk janë aq të sofistikuar dhe të cilët kanë raport interesi. Partia është grup interesi, nuk është tempull. Sa më e madhe të jetë partia aq më shumë interesa përfaqëson.

Gjekmarkaj: Çështja e PD është ende në proces gjyqësor. Në politikë problemet i zgjidh politika. Çështja është që Berishës s’i intereson të bëj politikë, por forcë dhe ai forcë ka. Nuk e di nëse është Berisha, por është e turpshme peticioni ndaj ambasadores së SHBA. Problemi është që kjo vret frymën. Berisha ka militantët, por ata nuk mjafton për të sjellë PD në pushtet. Me këtë që po bën Berisha po e mbyll, po bën parti që e ndjek nga pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu