Kush “Peshk” i madh fshehet në palë të 13 milion eurove të “komikut strategjik” që në tatime del recepsionist hoteli?!

0

Ku i gjeti 13 milionë Euro, aktori që në tatime figuron recepsionist hoteli me pagë 30 mijë lekë/ Kryeministri, sikur ta kishte pronë të babës, i ka dhuruar 133 000 m2 tokë për ndërtim vilash, hotelesh e pallatesh të quajtur kompleksi “Resort Dhërmi”, nëpërmjet firmës së tij “ECOTECH ENERGY SERVICES Sh.p.k”, në ortakëri me firmën “Star Tek shpk” të Lulëzim Mehmetajt, njohur si ndërtues e sekser i kryebashkiakut Erjon Veliaj

Tokat bregdetare pronë shteti në Himarë, që kryeministri Edi Rama i ka dhuruar për resortesh vilash e hotelesh Olta Xhaçkës dhe aktorit komik Gazmend Paja, faktojnë se sajimi i ligjit për investitorët strategjikë, ka qenë strategji e Edi Ramës për të vjedhur pronat publike me klanin e tij.

Nuk bëhet fjalë për 1 copë tokë, por për sipërfaqe mijëra metër katrore pasuri shtetërore në bregdetin e jugut, me vlerë miliona Euro që kryeministri ua ka dhënë falas mikeshave, ministrave, deputetëve, oligarkëve, pronarëve të disa medieve që i bëjnë ‘hosana’ e aktorëve me të cilët bën gallatë.

Psh., komikut Gazmend Paja, i janë dhuruar 133 000 m2 tokë-truall në bregdetin e Himarës, me Vendim Nr. 28/2, datë 20.11.2017 të Këshillit të Territorit të firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe me Vendim nr. 2/3, datë 2.9. 2019 të Komitetit të Investimeve Strategjike të firmosur po nga Edi Rama si Kryetar Bordi.

Kryeministri, sikur ta kishte tokën e babës, ia ka dhuruar Gaz Pajës për ndërtim vilash, hotelesh e pallatesh të quajtur kompleksi “Resort Dhërmi”, nëpërmjet firmës së tij “ECOTECH ENERGY SERVICES Sh.p.k”, në ortakëri me firmën “Star Tek shpk” të Lulëzim Mehmetajt, njohur si ndërtues sekser i kryebashkiakut Erjon Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu