Kush fshihet pas serialeve më të ndjekura të momentit

0

Serialet turke po korrin një sukses të veçantë në vendin tonë vitet e fundit. Ajo pse shqiptarët po i pëlqejnë në masë, nuk është vetëm kultura që përngjason, por edhe për faktin se serialet turke janë të realizuara me shumë thjeshtësi. Pa skena të tepruara, të kuruara deri në detaje, serialet turke kanë arritur që të mbërthejnë pas ekranit shikuesin shqiptar.

Kush fshihet pas këtyre serialeve mjaft të suksesshme në vendin tonë?

Kompania ATV është kthyer në një ndër distributorët më të suksesshëm në vendin tonë, ku serialet që jepen në kanalin turk ATV, transmetohen paralelisht edhe në ekranin shqiptar. Janë seriale që kanë tyer rekordet e audiencës jo vetëm në Turqi, por kudo ku po shfaqen dhe kanë arritur të bëjnë për vete shikuesit.

Cilat janë serialet më të suksesshme të momentit në vendin tonë?

Një ndër serialet më të suksesshme të momentit është seriali “Hercai” ose i përshtatur në shqip “Rejan”. Ky serial, i cili është blerë nga Tring, nisi transmetimin më 7 Tetor, duke u transmetuar një herë në javë me 3 episode premierë. Mirëpo, për shkak të suksesit të madh, nga data 11 nëntor, Tring do ta transmetojë atë nga e hëna në të premte në orën 20:00 në Jolly HD dhe 21:00 në 3 Plus.

Por jo vetëm Hercai, të tjera produksione të suksesshme të ATV vijnë në ekran. Seriale si: “Familja e madhe”, “Lot në Detin e Zi” dhe “Dashuri dhe Sekrete” po mbajnë mbërthyer publikun shqiptar. Një ndër blerësit më të mëdhenj të serialeve të distributuara nga ATV duket të jetë Tring dhe Vizion Plus.

Në kanalet 3 Plus dhe Jolly HD, Tring transmeton: “Rejan” dhe “Dashuri dhe Sekrete”, ndërsa Vizion Plus transmeton “Familja e Madhe” dhe “Lot në Detin e Zi”, seriale këto që jepen gjithashtu edhe në gjigantin mediatik ATV në Turqi.

Çfarë trajtojnë këto seriale që janë mjaft të sukseshme në vendin tonë?

Hercai – Rejan

“Rejan” është historia e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare. Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit. Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë. A do të arrijë dashuria të dalë mbi hakmarrjen e urrejtjen? Rejan është mbesa e Familjes Shadollu, një nga familjet më të forta në Midjat. Edhe pse babai i saj Hazar dhe xhaxhai i saj Xhihan janë figura të rëndësishme në familjen e madhe, udhëheqësi i vërtetë është gjyshi i saj, Nasuh. Nasuh ka keqtrajtuar Rejan, ai ishte gjithnjë më i vëmendshëm për kushërirën e saj Jaren. Arsyeja është se Rejan nuk është mbesa e tij biologjike. Rejan shkon për të kalëruar dhe kur makina e Miran afrohet, kali frikësohet, kështu që Rejan bie poshtë. Miran bie në dashuri me Rejan dhe ai dëshiron të martohej me të. Ky lajm i mundëson Jarenit të hakmerret ndaj Rejan. Pasi të bëhet martesa, Miran dhe Rejan shkojnë në shtëpinë e tyre për të filluar jetën e re, megjithatë, Miran i jep fund marrëdhënies pasi kaloi natën e parë me Rejan. Arsyeja është se babai i Rejanit kishte vrarë nënën dhe babanë e Miranit shumë vite më parë, kështu që Mirani u rrit nga gjyshja e tij për t’u hakmarrë për vdekjet. Me kalimin e kohës, sekretet do të zbulohen ndërsa Rejan dhe Miran do të përpiqen të vlerësojnë dashurinë e tyre përkundër të gjitha pengesave.

Dashuri dhe Sekrete – Kimse Bilmez

Sevda është një vajzë e re dhe e bukur që jeton me nënën e saj Hajrien, babanë e saj Koksalin dhe vëllain e saj Sinanin. Ajo dëshiron të jetë e famshme. Shefi i Koksait, është dashuruar me Sevda në mënyrë obsesive dhe e tërheq familjen e saj në një dështim biznesi në mënyrë që ta marrë. Prandaj Koksal dëshiron që Sevda të martohet me të. Nga ana tjetër, Sevda zbulon se vëllai i saj po mbahet peng nga banda e drogës e quajtur “Pilot”. Ajo duhet të gjejë para menjëherë dhe i vjedh nga Ygari. Pasi ajo shpëtoi vëllain e saj dhe duke ikur nga policia, ecën nëpër dritaren e hapur të një shtëpie në rrugë. Kjo është shtëpia e Aliut, i cili po respektohet nga e gjithë lagja për favoret që bëri. Aliu, është zbuluar nga mësuesit e tij me inteligjencën superiore dhe aftësitë e veçanta, kalon një arsim special dhe fillon të punojë për shtetin. Ai humbet fëmijën e tij për shkak të bandës që zbulon. E vërteta që Ali nuk e di është se, personi që vendosi bombën në atë makinë që shkaktoi vdekjen e fëmijës së tij në këtë aksident është Koksal. Aliu shkatërron tërë bandën, braktis punën e tij dhe fillon të jetojë një jetë të vetmuar. Ali dhe Sevda, personazhe krejtësisht të kundërt, do të dashurohen me njëri-tjetrin në mënyrë të papërmbajtshme dhe do të luftojnë për dashurinë e tyre.

Lot në Detin e Zi – Sen Anlat Karadeniz

“Lot në Detin e Zi” flet për një grua të re, e cila ka qenë viktimë e llojit më të egër të dhunës në familje dhe që më pas arrin të shpëtojë nga përdhunimet e vazhdueshme dhe dhuna në familje pas 8 vjetësh dhe 22 përpjekjesh. Nefesi, që në turqisht do të thotë “frymë”, është vërtet një frymë e freskët ajri. Bukuria e saj natyrale e godet në zemër teleshikuesin. Abuzuesi i saj, Vedati, kërkon që ajo të bëjë makijazh gjatë gjithë kohës, kryesisht për të mbuluar mavijosjet, dhe, pasi shpëton, ajo pa dyshim nuk pranon të bëjë makijazh, njësoj siç nuk pranon të martohet ligjërisht me Vedatin, duke refuzuar të pastrojë krimet e tij, duke refuzuar, sepse para ligjit është koha e vetme kur ajo vërtet mund t’i thotë “jo” atij, i vetmi vend ku fjala e Vedatit nuk është ligj dhe ku kërkohet pëlqimi i saj. Kjo qasje është jokonvencionale dhe premtuese. Në të thuhet se seriali ka të bëjë me ndjenjat e Nefesit, perceptimin dhe mendimet e saj, nga këndvështrimi i saj. Kështu, seriali e bën të qartë një gjë që nga fillimi: ajo i trajton çështjet në mënyrën më pak të pritshme. Abuzimi, dhuna në familje, pritshmëria e shoqërisë që gratë të binden, çështja e pëlqimit, ruajtja e marrëdhënieve të shëndetshme pas përdhunimit, çështjet fetare në lidhje me marrëdhëniet, martesën dhe pëlqimin, pastërtia dhe e kaluara e të shtypurve, fanatizmi ndaj grave të pamartuara me fëmijë… Diskutohen të gjitha çështjet që njollosin ndërgjegjen e shoqërisë. Asnjë çështje nuk është shumë delikate për t’u marrë me të; nëse një çështje është e ndjeshme, ajo ndiqet pa hezitim, por me mirësi. Mënyra se si merren skenaristët me djalin e Nefesit, faktin që Jiiti është një fëmijë i lindur nga përdhunimi, është një shembull i mirë i kësaj. “Lot në Detin e Zi” e tregon historinë e tyre pa frikë, me egërsi, pa u tërhequr kurrë, me grushtet gati, duke mos ndalur kurrë së vëni në diskutim gjykimet dhe paragjykimet e shoqërisë.

Familja e Madhe – Eşkıya Dünyaya Hükümdar Olmaz

Hëzër Çakërrbejliu (Oktay Kaynarca/ Oktaj Kajnarxha) është një njeri i fuqishëm dhe i pasur që futet në botën e jashtëligjshme pasi vëllai i tij i madh vritet. Ai betohet se do të ngrejë krye ndaj drejtësisë dhe fillon të prodhojë armë për kreun e mafies. Ai është një njeri i besueshëm dhe njihet për besnikërinë e tij. Nuk e tradhton kurrë vendin e tij dhe njerëzit me të cilët bashkëpunon. Edhe qeveria ia njeh karakterin. Qeveria mendon se nuk ka kandidat më të mirë se ai për t’i kryer aktivitetet ilegale. Kjo për arsye se udhëheqësi aktual i mafies, Ynalli (Tarik Unluoglu/Tarëk Ynlyoullu, vazhdon t’u shesë armë armiqve të Turqisë, pa i interesuar e ardhmja e vendit. Prandaj, qeveria thërret Hëzërin dhe i ofron atij mundësinë për t’u bërë më i madhi. Qeveria do të shkatërrojë udhëheqësin aktual të mafies, Hëzëri do të bëhet kreu i ri i saj dhe në këmbim, Hëzëri do të jetë besnik ndaj vendit të tij dhe do të ndalë shitjen e armëve ndaj armiqve të Turqisë. Hëzëri e gjen veten në një udhëkryq: ai nuk do t’i tradhtojë njerëzit me të cilët punon dhe në të njëjtën kohë, do të mbrojë familjen e tij. Megjithëse përfundimisht Hëzëri vendos të mos bashkëpunojë me qeverinë, ai e gjen veten në një situatë të vështirë, për shkak të skemave të liderit aktual të mafies. Ndërkohë, Hëzëri ka disa probleme me gruan e tij Merjemin (Deniz Çakir /Deniz Çakërr), e cila është një grua shumë e fortë. Edhe pse Merjemi e di se Hëzëri ka një lidhje, ajo përpiqet të jetojë me këtë fakt për hir të fëmijëve dhe të familjes. Megjithatë, ajo nuk mund ta pranojë faktin se Hëzëri do të ketë një fëmijë nga e dashura e tij Nazllëja (Mujde Uzman/Myzhde Uzman). Merjemi thotë se mund të durojë mungesën e respektit të Hëzërit ndaj saj, por ajo nuk mund të tolerojë mungesën e respektit të Hëzërit ndaj fëmijëve të saj. Prandaj, ajo do të bëjë gjithçka për të parandaluar lindjen e fëmijës së Nazllësë dhe do t’i tregojë fuqinë e saj familjeve të tjera në botën e mafies.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu