Kush është Ragni/ Gjithçka që duhet të dini për aktoren e ‘Bixhoz me dashurinë’

0

Prej disa ditësh në serialin “Bixhoz me dashurinë” ka ardhur një personazh i ri me emrin Ragni. Ajo luan rolin e një vajze që kërkon ta ketë gjithçka që dëshiron pa marrë parasysh pasojat dhe qëllimi i saj është të martohet me biznesmenin Shivai Oberoi. Por kush është aktorja që luan rolin e Ragnit? Ajo quhet Additi Gupta, është 30 vjeç dhe ka lindur në Bhopal të Indisë.

Additi e ka nisur karrierën në vitin 2008 dhe ka luajtur në shumë seriale indiane. Përpos aktrimit, Additi është edhe stiliste dhe ka një linjë veshjesh me emrin e saj. Ajo ka mbaruar shkollën për stiliste në universitetin e Delit. Additi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor. 30-vjeçarja vitin e kaluar u martua me biznesmenin Kabir Chopra. Aktorja u shpreh se gjithmonë ëndërronte që bashkëshorti i saj mos t’i përkiste industrisë së filmit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu