Kush e vrau gazetarin që akuzonte Edi Ramën për tunel plot para ne shtëpi? Avokati: Në vendngjarje, nëna e tij e dinte shëndosh

0

Avokati, Kastriot Frashëri ka qenë i ftuar në studion e Fax ku ka folur lidhur me vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj, dy ditë më parë.

Frashëri tha se nuk besonte se kjo ishte një vetëvrasje duke shtuar se Myftaraj nuk vuante nga depresioni. Më tej ai ka zbuluar detaje të reja pasi mbërriti në shtëpinë e të ndjerit, ku tha se pas ekzaminimit të vendit nga ku supozohej të ishte vetëhedhur Myftaraj, rezultonte e pamundur të kishte ndodhur diçka e tillë pas përmasat e tij nuk ia lejonin këtë.

Frashëri: Unë si një njeri që e njoh gjatë prej dy dekadash, miku im iku në mënyrën më të pamerituar nga kjo botë. Sepse një njeri i madh siç ishte ai, i kishte bërë përmendore vetes prandaj edhe miqtë i kishte të shumtë. Kastrioti kishte edhe admirim të veçantë nga njerëzit për shkak të temave që guxonte të trajtonte pasi edhe një pjesë e madhe e tyre binte ndesh me interesa të mëdha.

Unë nuk mendoj se e bëri Kastrioti diçka të tillë. Unë jam një nga njerëzit e parë që kam shkuar në familjen e tij. E ëma nuk dinte asgjë, dera ishte lënë hapur. Policia kishte marrë informacionet e neviojshme dhe për ta qetësuar i kishin thënë se Kastrioti u kishte kërkuar ndihmë dhe e kishin dërguar në ambulancë për të bërë disa ekzaminime. Duke përfituar nga prania e oficerëve aty, unë kam dhënë një deklarim aty që kjo nuk është një vetëvrasje. Nuk mund të hidhej ai, kush e njihte e di se nuk mund ta bënte. Nuk është çështje depresioni kjo. Prandaj edhe në cilësinë e një avokati kam kërkuar zyrtarisht që kushdo që ka dijeni për këtë çështje duhet t’i referojë në organet kompetente.
Si njeri i fjalës publike, guximi i tij që ishte i tepruar në një vend si i yni, e bënte akoma më të ekspozuar.

Në momentin që lajmi mori dhenë, unë gati u ktheva në një “call center” pasi pata telefonata të shumta ku jepja shpjegime njerëzve të shumtë që u interesuan. Kur shkova tek nëna e tij e gënjeva që erdha të takoj Kastriotin i thashë. Ajo më tha se kishte ardhur policia dhe ndihej e shqetësuar dhe tha se ishte këputur edhe teli i rrobave, mos ka ardhur ndonjë njeri tha. E ndjente zemra e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu